Tahiri: Ndërtimi i magjistrales Ulqin-Sukubine, të pagëzohet me emrin “Mehmet Bardhi”

July 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Mehmet-Bardhi-Tahir-Tahiri-ulqinPas vendimit te qeveris se Kosoves qe, autostrada Prishtine- Shkup te emertohet me emrin e politikanit Arber Xhaferi, duke pasuar ate te autostrades Ibrahim Rugova, si dhe emertimit padyshim ne te ardhmen, te autostrades Durres-Kukes me emrin e liderit te PD , burreshtetasit Sali Berisha, mire do te ishte qe edhe politikanet shqiptare ne Malin e Zi, te marrin nisiativa qe, ndonjera prej rrugeve qe ne shqiptareve ne MZ, na lidhe me Shqiperine, psh nga Ulqini apo Tuzi, te emertohet me emrin e ndonje politikani shqiptare ne Malin e Zi, qe ka dhene kontribut ne proceset demokratike dhe avansimin e ceshtjes shqiptare ne kete shtet.
Une mendoj se, ne shenje respekti per kontributin e dhene ne kete drejtim, rruga magjistrale Ulqin-Sukubine , mund te emertohet ,”magjistralja, Mehmet Bardhi”. Egzistojne mjaft argumente ne mbeshtetje te ketij mendimi.
Vetem xhelozia e ndersjell qe na karakterizon ne shqiptareve mund ta cvleresoje kete mendim timin e njekohesisht propozim per aksin rrugore te lartepermendur.
Mendimin dhe propozimin e bazoj ne argumentin se z.Bardhi eshte lideri i pare i subjektit te pare politik i shqiptareve ne Malin e Zi, LD ne MZ dhe se asnje politikan tjeter s ka arritur ta tejkaloje, madje as ta arrije ate, ne aspektin e sensibilizimit te ceshtjes shqiptare ne MZ.
Mangesi e gabime kane te gjithe, padiskutim i pagabueshem nuk eshte askush e ketu perjashtim nuk ben as Z.Bardhi.