Komisioni bamirës “Bereqeti” Shpërndan ndihmat për 70 familje në nevojë

July 12, 2014   | Ngjarjet - Events

Komisioni bamirës Bereqeti-UlqinKOMISIONI BERERQETI (K.B.i.Ul.) BENE SHPENDRAJEN E PAKOVE ME USHQIM PER 70 FAMILJE NE NEVOJE
Me 08.07.2014- Komisioni Bereqeti i cili funksionin ne kuadrin e Keshillit te Bashkesise islame Ulqin ne dhjete ditet e pare te ketij muaji te bekuar ka bere shperndarjen e pakove me ushqime per 70 familjet ne nevoje ne qytet dhe fshatra. Kesaj rradhe pakot e ushqimeve kane permbajtur (15 lt. vaj, 12 kg. oriz dhe 6 kg. sheqer).
Pakot me ushqime jane shperndar me ane te dy makinave te K.B.i.Ulqin, dhe ne shperndarjen e tyre vullnetare moren pjese, kryetari i komisionit Bereqeti Mirsad ef. Muçaj, kryetari i K.B.i Ulqin h.Gazmend Dollaku, imami i xhamise se Mezjahut Medjen ef.Shaptafi, dhe xhematliu vullnetar z. Sead Nimanbegu. Donator i ketyre pakove eshte nga Ulqini dhe anonim.
Pritet qe gjate muajit te Ramazanit te kete edhe rishpendarje te tjera te pakove me ndihma.

Komisioni bamires Bereqeti_Ulqin.3_picnik

Historiku dhe qëllimi i Komisionit bamirës “Bereqeti”

Në kuadrin e Këshillit të Bashkësisë Islame Ulqin, prej disa vitesh funksionon komisioni humanitar “Bereqeti”, i cili merret me të ndihmuarit e familjeve më në nevojë, si edhe fëmijëve bonjakë (jetimë). Kjo shoqatë vepron në komunën e Ulqinit, si edhe në trevën e Anës së Malit dhe Krajës.

Ky Komision aktivitetet e veta i zhvillon çdo dy deri në tre muaj, ndërsa me rastin e festave fetare fëmijëve bonjakë iu ndahen edhe dhurata të veçanta, krahas ndihmës së rregullt. Burimet e mjeteve të Komisionit janë vetëm nga bamirësit vendas, të cilët janë jashtëzakonisht të rregullt me kontributet e tyre. Komisioni ka Këshillin e vet, i cili tubohet nga koha në kohë, për të diskutuar rastet e reja të nevojtarëve, të cilat ky Komision mundohet t’i përcjellë me kujdes. Kryetar i këtij komisioni është Mirsad ef. Muçaj, imami i xhamisë së Bregut, në Ulqin.

Bashkesia Islame – Ulqin Facebook