Rritet çmimi i energjisë elektrike prej 0,94 %

July 12, 2014   | Lajmet / Vijesti

Rryma shtrenjtohet për 6,13 për qind në Mal të ZiQytetarët e Malit të Zi nga 1 korriku do të paguajnë rrymën për  0,94 për qind më shtrenjtë, pasi kështu vendosi Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e qershorit 2014.

Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë, vendim i cili është ndryshe nga ai i ditës së premte kur u vendos që çmimi i energjisë elektrike të shënojë rritje prej 0,94. Sipas komisionit rregullator për energjetikë në këtë rritje të çmimit janë marrë në shqyrtim të gjitha shpenzimet e  kompanive energjetike në  Mal të Zi për të cilat ky komision edhe e ka rritur çmimin e energjisë elektrike. Me çmimin e ri të energjisë elektrike, 1 kilovat orë energji elektrike do të kushtojë në linjën një tarifore pa TVSH 8,47 kurse me TVSH 10,08 centë apo 6,79% më shtrejt, kurse ajo dy linjore, 1 kilovat orë energji elektrike do të kushtojë 5,86 %  më shtrejt, transmeton  Mina Business.

Duhet cekur se shtrenjtimi i fundit i energjisë elektrike ndodhi para dy viteve.