“Afera e mushkajave” çoi në “ kollaps” Komunën e Ulqinit

July 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

zaprasivanje-krpelja-Shkruan Muhamet Nika

DY FJALË PËR AFERËN E MUSHKAJAVE QË DIKUR ÇOI NË “ KOLLAPS” KOMUNËN E ULQINIT-(1)

Përse duhet të jemi më konkret dhe praktik në veprim për dalje nga kriza…?!!!

Vlera e punës, sipas kontratës  me kontraktuesin, gjithësejt duhej të kushtonte 30 mijë euro , mirëpo mbi bazën e do vendimeve të gjykatave, shohim se lënda u fry nga gjykatat dhe komunës procesi në fund i kushtoi 250 mijë euro.

Duke qenë thellësisht të bindur që gjykatat nuk mund të jenë të njëanshme dhe të korruptuara deri në këtë shkallë , siç mendojnë do” patriota të izoluar të kombit”, nga proceset e tilla dhe nga vetë procesi i mosnjohjes së funksionimit të pushtetit në përgjithësi themi se binja nuk qendron.Kjo atyre u është formuar si bindje, mbi bazën e do paragjykimeve të shpikura nga politika nacionale…?!!! Mendoj që aktualisht do të nevoitej një shfrytëzim i gjithë mekanizmit të drejtësisë nga ata që janë më të goditur nga bllokimet e shpeshta duke filluar nga të punësuarit e komunës e deri te qytetarët.

Pasi në disa shkrime , folëm për   proceset gjyqsore që ndodhen ose pritet të ndodhin në dëm të Komuns së Ulqinit, të krijuara nga vendime të pamatura politike dhe lëshime “ të qëllimta profesionale” nga komuna, e shohim të arsyeshme të përmendim edhe aferën e mushkajave si lëndë gjyqsore e cila është e para e këtij lloji në nivel të komunës dhe republikës . Kjo lëndë po duket GJYKATAVE u shërbeu më vonë si shpikje për të bllokuar në mënyrë institucionale jo vetëm komunën e Ulqinit, por të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Sot proceset gjyqsore të kësaj natyre i rëndojnë komunës si gur i varur në litar rreth   qafës së saj.

Madje thuhet se edhe vetë Strazburi, kërkon nga gjykatat të bëjnë ekzekutimin e vendimeve të gjykatave në dëm të komunës qofshin ata edhe në shumën e rastit të “K- 1-shit ”?! Mesiguri që drejtësia ndërkombëtare, në këto situata, niset nga parimi që lëndët duhet të jenë   gjykuar si duhet. Kurse në këtë pikëpamje ata edhe mund të kenë të drejtë sepse komuna nuk ka treguar gatishmëri deri më sot, për të shfrytëzuar të gjithë mekanizmin dhe kapacitetin juridik në mbrojtje duke llogaritur edhe kapacitetin e gjykatave ndërkombëtare.

Si lidi ky skandal financiar

Diku para viteve 90 komuna e Ulqinit , nxjerr një vendim për të paguar një taksë nga qytetarët në emër të stërpikjes së mushkajave në qytet. Fillimisht duhet cekur se komuna nuk kishte mandat ligjor për nxjerrjen e një vendimi të këtillë sepse me ligj stërpikjen e mushkajave atëherë edhe sot e bënë ministria përkatëse përmes institutit përkatës. Asaj i lejohet vetëm stërpikja brenda objekteve komunale. Mirëpo megjithë ate, shohim se stërpikja e mushkajave funksiononte edhe pse sipas ligjit, i binte të ishte një mashtim i qytetarëve. Kurse punët e sterpikjes atëherë i ishin besuar AVIO KOSOVËS . Thuhet se në kohën e vet, kjo firmë ishte e licensuar për këtë punë, dhe dispononte me ajroplanë bujqësorë për tretmanin e tyre.   Stërpikja vazhdoi edhe me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike – Mehmet Bardhit, mirëpo në këtë kohë, shohim se për këtë punë, në Pobjedë , nga ish drejtoresha e Radio Ulqinit, që ishte zhgarkua mga ky post , pa vullnetin e saj , të publikohet një shkrim në të cilin thoshte se stërpikja e mushkaja ve në Ulqin , ishte një rast , që paratë e buxhetit të Ulqinit të shkonin si ndihmë për irredentën në Kosovë rreth përgatitjeve, për lëvizje çlirimtare të Rugovës.

Shkrimi si i tillë, si duket, duhet të ketë krijuar panikë në qarqet e pushtetit vendorë të atëheshëm. Të gjetur në një atmosferë aspak të pëlqyeshme nga ky shkrim i shtypit zyrtarë, këshilli ekzekutiv i atëhershëm i komunës , me në krye Shaban Dollakun, i hyp punës për të kontraktuar stërpikjen e mushkajave me një person tjetër. Dhe përçudi , e mbase( me siguri për të fshirë akuzat) , pushteti i atëhershëm , vendos dhe ik prej njërit ekstremit në ekstremin tjetër … punën ia jep dikujt tjetër- një serbi…?!!

Puna për sterpikjen e mushkajave i besohet një serbi nga Sao Kraina- Milan Knezheviqit…?!!!

Për këtë person, me profesion pilot, i cili po duket se kish lidhje të forta me forcat ajrore të ish – Jugosllavisë, VËREJMË që për këtë çështje, ai regjistron një firmë duke huazuar me qira një airoplan për stërpikjen e mushkajave të kërkuara nga komuna.Për këtë punë ai , lidh edhe një kontratë me kryetarin e këshillit ekzekutiv të komunës së atëhershme të Ulqinit . Merret vesh që kontrata u lidh një ditë para se këshillit ekzekutiv të atëhershëm, t’i pushonin me ligj kompetencat të cilat   i kaluan  kryetarit të komunës.

Shikuar mga këndi i sodit kontrata si kontratë po duket kish edhe shumë lëshime profesionale të bëra nga juristi- përpiluesi i kontratës të cilit i ish besuar hartimi i saj . Në kontrat përveç tjerash    shohim se futen nene të fajdeve të cilat janë të denueshme me ligj . Në njërin nen të sajin shkruante se në qoftë që komuna vonohet në pagesë të borxhit për punën e kryer , ajo atëherë më emër të kamatës , për çdo ditë vonesë detyrohet që punëmarrësit t’i paguaj shumen e përgjithshme nga vlera e kontratës….?!!! Pas kësaj kjo kontrata e dyshimtë iu dha për nënshkrim kryetarit të këshillit ekzekutiv . Më pas vërejmë që për mos respektim të sajajin dhe shkputjen e njëanshme të kontratës , krijohet një aferë financiare prej një çerek milioni, të cilin e pagoi komuna mbi bazën e një vendimi gjyqsor.

Përse u prish kontrata dhe nga kush…?!!!

Si duket kontrata prishet, në mënyrë të njëanshme , pasi sekretari për ekonomi i atëhershëm, Osman Rexha, kërkon që Millani të bëjë vetëm sterpikjen, kurse helmet për sterpikje t’i sigurojë nga një firmë tjetër private çka edhe bëhet. Kësaj i thonë sikur komunales ti besohet shitja e ujit, por klorin ta blej kouna….?!!

Përzierja në këtë çështje , kuptohet se te Millani , krijon pasknaqësi, dhe po duket që ai nuk ish i kënaqur me këtë, dhe sipas dëshmive të komunës ai , nuk e kish bërë tretmanin e sterpikjes. Si duket ai akuzohej se e kish mbushur airoplanin me ujë , duke shitur sasinë e helmit të siguruar nga komuna. …?!!Thuhet se komuna kish ngritur edhe një komision , për të hetuar çështjen , por kuptohet që komisioni i formuar , nuk ishte nga ekspertët .

Mbi këto dëshmi Millanit i merret puna, por nuk i shkputet kontrata. Ai kuptohet që hesht , mirëpo pas disa viteve e aktivizon lënden dhe e fiton atë në gjyq, duke shfrytëzuar dobësinë e mbrojtejes komunale. Kryetari i Komunës, Osman Rexha që në njërast, të bërë rreth ngritjes së çështjes kish kontaktuar, kryetarin e gjykatës , dhe ai i pat thënë se ” nuk e kish të qartë që ke mbron avokati- interesat e komunës apo të firmës që padiste komuna”?!

Ku gaboi komuna

Komuna duket se gaboi , duke e ndërprerë kontratën në mënyrë të një anshme dhe duke mos e lajmëruar fare firmën përkatëse sipas protokollit. Pastaj kur kryetari Bardhi, nuk dëgjoi këshillën e Osman Rexhës, për ta paditur firmen për mashtrim në polici -stërpikësin e mushkajkave edhe pse Bardhi ia kish ndaluar Millanit , hyrjen në komunë me vendim të tijin sepse i kërcnonte zyrtarët e saj. Por edhe atëherë kur në kohën e inflacionit , atij i kish ardhur një shkresë me të cilën, vlera e borxhit që kish komuna ndaj palës ishte vetëm një euro….?!!! Po të ndodhnin këto veprime do të kishim pasur do rrethanë krejt tjetëra në favor tëkomunës.

Ku u gjetën parët për të shlyer këtë borxh

Ajo që lë dyshim në këtë çështje, është fakti se për një kohë të shkurtë numri i personazzheve që duket se përfitojnë nga ekzekutimi i lëndës sa vjen e shtohet…?!!! Nga kjo kohë në emër të taksës për  rregullimin e tokës ndërtimore , komunës i detyroheshin shumë subjekte të shtetit.   Ky detyrim, vetëm për Kripore   ta zëmë   ishte 0, 1 cent dhe pagesa e tij, që u bë në këtë kohë, fillon e ndikonte në mbushjen e arkës së komunës …?!!!

Interesant është që as më herët, por as më vonë, e madje as sot subjektet e mëdha, nuk ia paguajnë komunës këtë detyrim. …?!!! Por as kuvendi në fakt shërbimet e komunës nuk i fakturojnë këto borxhe që i obligon subjektet e tilla me ligji e kjo ishte edhe vërejtje e revizorit shtetror…?!!!

Metoda e injorimit të kuvendit dhe marrja e kompetencave të tij , që u shpik nga kjo kohë, është dhe vazhdon t’i vëjë gjërat në veprim në dëm të komunës. Askush më nga kjo kohë nuk e informoj  më kuvendin ose opinionin për rreziqet e bllokimit të komunës në shumën e vlerave kontestuese, që sanksionon ligji – përjashtuar këtu, vetëm kohën e Skender Hoxhes i cili mblodhi kuvend dhe dha informacion…?!!

Ndërsa , për të qartësuar punën,themi se, çdo ekonomist i diplomuar- qoftë ai edhe në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodres, në provim e mëson që në vendet ku aplikohet “ TREZORI I BUXHETORËVE- THESARI(thes-ari), NUK GUXON QË KËRKUSH TA BLLOKOJË ATË MELIGJ, PRA AS GJYKATAT….?!!! Vërtetë ne jemi shëndrruar në nënën e vakive, për shkelje dhe shkrramje ligjorer ???!!!!