A ka interesim për largimin e dilerëve nga rrugët e qytetit të Ulqinit

July 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Dileret-e-banesave-Ulqin-Rugët e Ulqinit sikurse dhe sheshi pranë Plazhit të Vogël dhe stacioni i autobusëve në mëngjes është përplot njerëz. Ulqinakët duan t’i shesin edhe ata pak shtretër të lirë që u kanë mbetur. Ksoovarët më shumë pyesin për çmimin e akomodimit sesa për kushtet. Për një natë, në shtëpitë afër Plazhit të Vogël duhet paguar deri në 5 deri në 6 euro, kurse sa më larg, çmimi është më i ulët. Në majë të rrugës, afër xhamisë së qytetit, një shtrat kushton 4 euro. Mirëpo, si duket, ky çmim mund të lëvizë, pasi që fluksi i kosovarëve është shumë i madh, përkatësisht kërkesa ka gjasë të jetë më e madhe se oferta. Media lokale Ul.info raportonë se në Ulqin tash poushojnë rreth 50 mijë turistë, kryesisht nga Kosova, Maqedonia, por ka edhe nga Sanxhaku, apo Bosnja, Srbia, Hungaria, Polonia, Rusia, Zvicra, Gjermania etj.

Dilerat-e-dhomave-në-UlqinKëtyre mëngjeseve vërehen edhe njerëzit që po bëjnë një biznes të ri në Ulqin – dilerët e banesave. “Kryesisht janë kosovarë. Ata kanë listën e madhe të banesave të lira dhe tërë ditën vrapojnë pas mysafirëve. Pronarëte e banesave, të cilët nuk duan ta prishin rehatinë e mëngjesit, atye u japin fitimin e një nate.

Numrin e dilerëve të tillë sivjet e kanë shtuar edhe disa dilerë, të cilët ag e terr ndjekin çdo makinë që vjen nga Shkodra apo Tivari, e të mos flasim për invadimin e tyre në Stacionin e Autobusëve. Këta dilerë nuk janë ulqinakë, por e kanë gjetur një mënyrë të përfitimit për t’i mashtruar turistët, duke i vendosur nëpër vila të ndërtuesve ilegal nga Novi Pazari, Rozhaja e Berana.

Nga Drejtoria për punë inspektuese është thënë Portalit Analitika që dënimi për dilerët e dhomave është 150 euro, poashtu edhe për qiradhënësit e parregullt të dhomave denimi eshtë 150 euro”, thonë në drejtori, për të cilat janë kompetent gjithsej 14 inspektorë për turizëm që punojnë në Bregdet të Malit të Zi.

Dileret-e-banesave-Ulqin-1

A do marrë inciativë  për aksion kryetari i Komunës së Ulqinit për largimin e dilerëve nga rrugët e qytetit të Ulqinit, të cilët me çdokusht tendojnë t’u imponojnë akomodime në shtëpitë private pushuesve që kanë zgjedhur Ulqinin për të pushuar, e jo  të çfaqet fotografia që mysafirët i pret në hyrje të Ulqinit “stop-recepcioni”.

Një punëtor i njohur turistik nga Ulqini thotë që dilerët aq janë të guximshëm sa që nuk ndalojnë mysafirët vetëm në rrugë, por i rrëmbejnë edhe para hotelit.Por, këta dilerët janë bërë më të bezdisshëm sesa mushkonjat. Njeri prej tyre, madje, më ofroi edhe mua që të angazhohem në këtë punë “sepse mund të fitohet mirë”. Mësova se ai dhe sigurisht edhe shumë si ai nuk janë nga Ulqini dhe veprojnë të papenguar nga organet përkatëse në dëm të turizmit të këtushëm”.

YouTube Preview Image