Unioni Demokratik të Shqiptarëve: Urime Fiter Bajrami

July 27, 2014   | Ngjarjet - Events

Udsh-ja-me-fat-bajramiURIM PËR FESTEN E FITËR BAJRAMIT

 

Më rastin e Festes së Fitër Bajramit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgezoi përzemrsisht për këtë Fest të madhnuar, duke i uru paqë, shendet dhe mbaresi.

Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perëndisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan durimin, përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, shprehim nderimin tonë për të gjithë të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të dashurisë për njëri tjetrin duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin.

Kjo festë është një rast për të gjithë ne, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira.

Gëzuar Festen e Fitër Bajramit, paçi shëndet, fat dhe suksese në jetë kudo që jeni.

Kryetari i UDSH-së,

 Mehmed Zenka