Nesër fillon ndërtimi i Medresesë së vajzave në Ulqin

July 29, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Zenska-medresa-UlcinjNë Fushën e Ulqinit të mërkurën, ditën e tretë të Bajramit të Ramazanit, do të nisin punimet në ndërtimin e Medresesë së vajzave, njoftohet Portali Ul-info nga Bashkësia islame e Ulqinit.

Kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi ka thënë që me ndërtimin e këtij institucioni fetar-arsimor të shkollimit të mesëm do të jetësohet tradita në këtë qytet dhe njëkohësisht do të harmonizohet jeta me nevojat e së ardhmes.

Punimet me vlerë prej rreth 1,2 milion euro në medrese do t’i financojë “Shoqata e miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli.

Së bashku me medrese më vonë do të ndërtohet dhe xhamia madhështore, për të cilën ekziston projekti, njofton portali informativë i pavarur Ul.info.