Prej nesër në Ulqin temperaturat e larta

July 31, 2014   | Lajmet / Vijesti

neser teperatura e lart ne UlqinSipas Institutit Meteorologjik të Malit të Zi, në Ulqin për nesër dhe ditët në vijim pritet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse sotë do jetë mot me vranësira të cilat  – në jug dhe juglindje të vendit – do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut.

Vlera minimale e temperaturës do të luhatet nga 25-29 gradë, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë në 30 gradë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi – e lehtë dhe mesatare.

Ditët tjera të javës priten të jenë afërsisht të ngjashme, me temperatura të cilat do të luhaten nga 25-30 grad celsius.

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Në pjesët veriore dhe qendrore vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore dhe veriore. Temperaturat: Podgoricë 28, Tivar, H. Novi, Ulqin, Budvë e Tivat 27, Beranë 24, Cetinë e Plavë 23, Rozhajë e B.Pole 22, Shavnik 21, Kolashin Plevle e Pluzhinë 20, Nikshiq 19 dhe në Zhablak 18 gradë. Për nesër metereologët në pjesët veriore të vendit paralajmërojnë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të shiut dhe bubullinë,kurse në pjesën jugore dhe qendrore mot me vranësira kalimtare dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 21 kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 30 gc.