Enver Hasani rrezitet në Ulqin

August 16, 2014   | Rajoni / Region

Enver Hasani-ne UlqinDerisa i tërë i tërë shteti po thuajse është futur në kolaps, derisa Gjykata Kushtetuese të mos marr vendim për çështjen e ligjshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryeparlamentarit, kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani, ka gjetur kohë që të rrezitet në Ulqin.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se Enver Hasani është parë sot duke u rrezitur në plazhin e Ulqinit.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani është parë në Ulqin për pushime”, ka thënë ky burim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës para disa javësh ka marrë vendim që ta suspendojë Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke e bllokuar kështu edhe punën e institucionit më të lartë në vend.

Ky vendim instancës më të lartë gjyqësore në vend kishte ardhur pas ankesës që e kishte bërë Partia Demokratike e Kosovës mbi ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën konstituive të mbajtur më 17 korrikut Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, por që u kontestua nga PDK, e cila e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

 

Më 21 gusht, ndërkaq, pritet që koalicioni LDK- AAK- Nisma të përballen me PDK-në për çështjen e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Blic/Telegrafi