Igor Llukshiq bisedoi me ambasadorin në largim Tonin Bec

September 21, 2014   | Ngjarjet - Events

luksic - tonin BeciNënkryetari i Qeverisë e ministër i punëve të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq  ka prit sot për vizitë lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë  Tonin Beci. Marrëdhëniet ndërmjet  Malit të Zi dhe Shqipërisë janë shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor, kanë vlerësuar Beci dhe Llukshiq,  gjatë vizitës lamtumirëse  të ambasadorit shqiptarë.

Bashkëbiseduesit u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin shumë të pasur dhe përmbajtësor   ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë , pastaj me dialogun e avancuar  politikë në nivelin më të lartë përmes vlerësimit se bashkëpunimin e mirë duhet  intensifikuar në planin ekonomik. Në këtë kuptim,  është  vlerësuar  se nënshkrimi i ardhshëm i marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik do të jetë nxitje e mirë e forcimit të bashkëpunimit në sferën ekonomike. Ata, kanë biseduar  për  forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve  në sferën e integrimeve evropiane , për bashkëpunimin rajonal, kurse  nënkryetari Llukshiq ka theksuar se Mali i Zi,  është i gatshëm të ndihmojë  dhe ti transferojë përvojat e veta  nga procesi negociator.

TVCG