Osman Subashiq zgjidhet kryetar i kuvendit komunal te Tivarit

September 21, 2014   | Shtypi / Mediji

Osman-Subashiq Komuna e Tivarit për herë të parë zgjedh për kryetar një shqiptar. Osman Subashiq (61) është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Tivarit në mbledhjen konstitutive të mbajtur dje.

Subashi, kandidat i Partisë Social Demokrate  (SDP) ka marrë votat e 21 këshilltarëve ndërsa 14 ishin kundër e dy abstenuan .

Subashi ka mbajtur funksionin e nënkryetarit të komunës së Tivarit dhe është anëtar i këshillit qendror i Partisë Social demokrate, kryetar i së cilës është Ranko Krivokapiq.

Subashi është i lindur në vitin 1953 në Bobosht, në Krajë, krahinë buzë Liqenit të Shkodrës, e  banuar tërësisht me shqiptarë, që bën pjesë në komunë të Tivarit.

Ai është jurist dhe Fakultetin juridik e ka kryer në Prishtinë. Në vitet e 80-ta ishte drejtor juridik në ndërmarrjen “Rumia-trans” e pastaj vite me radhë sekretar i sekretariateve të ndryshme në komunë të Tivarit. Një kohë ishte ndihmës ministër i Punëve të brendshme të Malit të Zi  ndërkaq që nga viti 2012 ishte nënkryetar i Komunës së Tivarit.

Zëri