Erë e fortë në Ulqin, pushuesit boshatisin plazhet + Foto

September 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Erë e fortë në Ulqin-Në komunën e Ulqinit era e fortë e cila ka fry pa ndërprerë me një intensitet të lartë gjatë të natës e së dielës dhe ditës të hënë ka shkaktuar dëme në disa lagje të plazhes së madhe.

Një stuhi masive që shkaktoi reshje rekord në Mal të Zi natën e së dielës, shkaktoi përmbytje të mëdha, veçanërisht në zonat bregdetare  të Budves dhe kryeqytetin e Podgoricës.

Erë e fortë në Ulqin-Saranda-Beach-4

Nga era e furishme është dëmtuar rëndë plazhi Saranada Beach në Ulqin, ku sipas të dhënave të menaxherit të plazhit A. Truma thuhet se era e fortë ka shkaktuar shumë dëme materiale në plazhin që ai menaxhon, dhe ka larguar vetëm pushuesit nga plazhi.

Për sa i përket temperaturave në qytetin bregdetar të Ulqinit, ato sot janë 25 gradë me 22 gradë minimalja, ndërsa nesër pritet të ketë sërish një rritje me 3 gradë në vlerat maksimale, ditën e nesërme.

Lajme nga Ulqini

Erë e fortë në Ulqin-Plazhi-VogëlFoto: Ismet Karamanaga

Moti në Mal të Zi

Në Mal të Zi mban mot i vranët dhe vende -vende me reshje të dobëta të shiut sidomos në viset veriore. Frynë erë e dobët deri mesatare  jugore dhe përendimore.

Temperaturat: Budvë 29 graë, Tivar e Ulqin 28, Podgoricë 27,  H. Novi e B. Pole 25,  Cetinë e Beranë 24, Nikshiq, Kollashin e  Rozhaj 22,  Plevë 21, Shavnik 20, Plluzhin 18, Plevle 17 dhe në Zhablak 12 g.

Edhe për nesër paradite parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë , kurse pasdite  pritet  kthjellimit gradual.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 23 g. C.

Burimi: Moti në Mal të Zi – TVCG