Nika: Servantesi “ iri”, apo Mullijt e erës në Sukë të Ulqinit?!!!

September 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione
Star-of-Montenegro-Hotel-Servantes-Ulcinj-Ulqin-Ulqini-11Shkruan: Muhamet Nika,
 
Një shkrim për lajmin që Komuna e Ulqinit pranoi kërkesën e “Star of Montenrgro” për hotelin shumë katësh…

Përsëri, kujdes, Avramoviq thoshte :“Kapital je najveća kukavica- kapitali është qyqja më e madhe “?!! A ka mundësi, nëse mund të dihet, që ktëto, të cilët po i nisin letër Gjekës, për rritje katësh, gjë e cila u pranua nga përpunuesit e planit, ashtu menjëherë si i thonë fjalës EKSPRES apo „ÇAK –FAK“, të jenë edhe këta me kapitalin e vetë qyqe apo sokola…?!!! Dhashtë zoti e të mos jenë HORRA…?!!! Duke pasur para syve krizën globale , i bie që investimi prej 50 milionë euro në Sukë , me 1muaj ditë sezonë, thjeshtë nuk mund të jetë ekonomik. Kurse 2 hotela supërluksozë, bashkë me Galebin me 16 kate, që pritet të ndertohet…, kanë mundësi të jenë edhe më pak…?!!! A thua se Servantesi, na studioi aq mirë, sa që  po tallet me ne, edhe për së vdekuri…, apo, mos ndoshta, ky që ndërton, mund të jetë edhe vet, një Donkishot i ditëve tona…?!! Duke e bërë të gjithë punën në Sukë, Don Kih(sh)otiza(ë)m…?!!!

Nuk e di si, e pse, po na kujtohet, në këtë meselen e kateve të shtuara, ajo puna e xhindëve, për të cilët thonë se kur dëshirojnë të marrin diçka nga ne (si botë paralele) e tyrja , dalin në udhëkryq dhe i thonë njëri tjetrit, duke përsëritur shpesh fjalët: „Një për mu , një për ty , një për ate, për te ty…?!!!

Vërtetë, s’di pse po na kujtohet, kjo puna e xhindve…, por mos keni frikë se nuk jemi sert…?!!!

Një gjë dihet , që ata(XHINDËT) ,patën hyrë edhe në gjakun e dejtë e Don Kishotit (një aristokrati-AGAI, të dështuar e të dashuruar në një femër fshatare-budallicë, të rrethinës e njohur si Dolçinea, sipas romanit të Servantesit.

Ajo, nuk ish fare e bukur- ushqehej me barishta, kundërmonte djersë, e qelbej prej hudrash …?!! Ndërsa me gjithë këtë, për nderin dhe hatrin e

saj, Don Kishoti, ishte betuar para Sanços , të një fshatari nga Mança, që nuk i shqitej duke e ndjekur i hipur në gomar, se donte ta këthente edhe botën(kalanë) mbrapsht, vetëm e vetëm duke mbrojtur nderin e Dolçinesë( të cilën si vajzë, ia kish zbukuruar shejtani lanet përmes hallocinacioneve të tija….)?!! Kjo i bie të jetë, me pakë fjalë, përafërsisht syzheu alegorik i romanit të Servantesit. „Shkenca e qytetit“ të Dolqinit, për këtë kontribut, ka vendosur ta përjetësojë, duke i vënë emrin e një hoteli, që pritet të ndërtohet, në Sukën e Ulqinit.Madje ajo ka motivuar e ka shkruar edhe një dramë e po botojnë edhe do libra…?!!

Don Kishotit, shejtani lanet, ia pat transformuar edhe  mullijt e erës në kalorës, që atij i dukej se „po i binin Dolçinesë së tij në qafë..“?! Andaj ai si kalorës, që ish i takonte ta mbronte me çdo kusht Dolçinenë, nga ata dhe bëri namin duke u matur në luftë me mullijtë e erës… ?!! Të gjorit Don, nuk i hynte në punë, as zgjuarsia fshatarake e Sanços, nga rrethina e Mançës, duke i thënë: „ Im zot, ata që po thua se i vërsulen Dolçinesë, nuk janë kalorës, por mullij ere“ dhe   se Doni, do ta pësonte keq, nga krahët e tyre që silleshin vazhdimisht fuqishë nga fuqi e erës…?!!

Çfarë tha Portali INFO    

Pas lajmit të zi të tërheqës së investitorit, mësuam se gjysma e pronës së komunës, që nuk ishte në zonën e të mirave detare, u tjetërsua..?!!

Kryetari Cungu, “qiti e bani be “, në kohën etij, se do ta ruaj pronën, si të vetën, e jo si ish-kryetarët. Por , as ky, nuk kish faj në këto punë shejtani …?!!

Edhe kryetari Gjeka, me qëllim të valorizimit të lokalitetit i ftoi do investitorë(ustallarë) me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë ( të rodit e namit dibranë. -Të atyre, që moti kishin ndërtuar urën e Klleznës) dhe të cilët ishin të njohur deri në Dubai,..?!! Por edhe këta u tërhoqën…?!!

Së fundmi “shkenca e Ulqinit” si usatallar po llogarit, në një të huaj ,me kapital të përzier holandez. Ky na duket, që do jetë ” usta më i mençur “, sepse i shkroi 2 herë letra Gjekës….?! Në njërën , kërkonte” izën” për ndërtim, duke u betuar që do tia vërë hotelit emrin e dhëndrit tonë Servantesit-Servetit, kurse me të dytën, kërkonte shtimin e kateve. Diçka ngjashëm si puna e kateve të Galebit?! Këtij të fundit ish-kryetari Cungu, me zor ia pranoi shtimin e kateve. Dhe për rrezik tonin, kjo vonesë na kushtoi, deri sa u morëm vesh dhe i dhamë leje , ai i kish shpenzuar paratë ..?!!! Ishalla , nuk kujtohet nga shejtani, me na paditë për këtë vonesë në gjyq…! Se tash po rrimë, si komunë, të bllokuar edhe nja 200 ditë…?!!! THONI MOR AMAN , LARGOJU SHEJTAN…?!!

ME TË DREJTË LIND PYETJA- KUSH FITOI LEJE NDËRTIMI ?!

Tashti, nuk jemi kah marrim vesh se kush shkruan letra dhe cili investitor ishte ai që u tërhoq ,apo nuk u tërhoq , ose është ndonjë i dytë apo i tretë… Që në momentin kur u përmenden edhe do emra tjerë të huaj si investitor nuk po merret vesh, asgjë dhe si shihet puna, na  është përzier, me kos…?!

Mos të harrojmë, Don Kishoti vdiq, nga halolocinacionet e shejtanit, ama shejtani lanet mbeti… ?!!! Ai, nga kjo kohë, mbeti në Ulqin, për te thuhet se “ka qellur edhe dembel” e nuk “shken lerg”, këtu nepër Ulqin, rri e sillet- po duket nëpër Sukë..?!!! Por, prapë, po themi “ Hejli na qoftë puna”, mirëpo, ama, do të kisha edhe një propozim –dëshirë të fundit për investitorin , në emër të trevës nga e cila vij! Kur ta kryej inshalla hotelin…? Pasi u vërtetuam, që Servantesi kish qëndruar edhe në kala, i zënë rob, na duket se prej bedenave të saj, ta ketë parë, në kohën e vet- Dulçinenë, “ tuj rujt lopën në Sukë”dhe të ketë fituar inspirimin për roman..?!! Tamam pamje impozante dhe vend ideal për një Servantes! Andaj le të shkruhet në një pllakë diku në hyrje të lokalitetit edhe -vargjet me të cilat mbyllet romani i Don Kishotit (Agës së dashuruar në një fshatare..), që të shqipëruara nga spanjishtja prej Noli janë :

Këtu dergjet don Kishoti/ ish i fort dhe ish i zoti/ botën mbrapa desh ta kthente/ dhe me ushtë ta mbërthente/

Këtu dergjet Sanç Poanço / si ate nuk ka par Mamço/ e kish barkun sa një kosh/ edhe kokën fare bosh…?!!!

Për fund, dëshiroj të cek që aktualisht, kam arritur, në faqen 80 të librit të shkencës ulqinake, rreth “ historisë së Servantesit në Ulqin”. Autori i historisë, po i sillet rreth e rrotul-anës e këndit, por me gjithë atë nuk po ia futë taman se ku ish…?!!! Një mik i imi, më tha se, as nuk ka për t’ia futë…, spse nuk ka” ku me e futë(historikisht)..?!!