Nika: Një sqarim për rastët “Parking -1” dhe Parking 2”

September 24, 2014   | Lajmet / Vijesti

SAMSUNG DIGITAL CAMERAShkruan : Muhamet Nika,

 

-Reagon administratori Muça – INFO dezinformon…?!!!

 

(A është faji jetim dh çfarë thoshte profeti Muhamet as.)

Duke qenë njëkohësisht prijës fetar dhe i shtetit që transmetonte atë që i vinte nga Allahu a.xh, përmes engjëllit,profeti, në çastet e agonisë la një,porosi e cila vlen kryesisht për pushtetarët e besimit të tij, në të cilën udhëzoheshin, të mos veprojnë si çifutët në kohën e Moisiut(Musasë as.) të cilëve zoti, iu ndaloi gjuajtjen e peshkut ditën e shtunë me qenë se e bënin për argëtim , e jo nga nevoja…?!! Kurse ata , duke e çuar gjoja urdhrin e profetit të tyre në vend, nuk gjuanin peshk ditën e shtunë, por ama të premten , gjithë ditën çelnin kanale , në të cilat binte peshku ditën e shtunë, dhe e merrnin të gatshëm ditën e diel…?!! Ky mund të jetë një shembull tipik i korrupsionit aktual në Komunë që po vuajmë tani. Faji nuk mund të jetë jetim. Mendojmë se ka ardhur koha që dikush edhe të paditët nga pushtetarët dhe ata afër tyre….?!!! Lëndët , në të ardhmen është mirë që nga Gjyqi i Pleqnisë (Parnicës), të orientohen nga Gjyqi për Ndjekje të Rënda Penale(krivica). Po nuk u bë kjo,si duket, problemet nuk kanë të sosur, kuse kuvendi nuk është i zoti ta bëjë këtë edhe pse ka mision kongres. Atij tash sa herë” po i kalon mini nëpër musteqe..”?!!!

Inshalla edhe kjo është lajthitje apo inat mediatik anti -pushtet nga i cili INFO u divorcua pa prikë…?!!!

Në portalin e përmendur, u th se: “…Për shkak të lëshimeve dhe veprime të shumta të paligjshme gjatë prurjes së vendimit në fund të vitit 2012 që Bashkësisë Islame ti jepet në shfrytëzim i vetmi parking i rregulluar në qytet, komuna e Ulqinit për dëmshpërblim duhet të paguaj 35 mijë euro, shkruan “Dan”.

Ndërsa duke e komentuar gabimisht, vendimin e kryeadministratorit, të Komunës, Kapllan Muçës, portali pohon, që “me kërkesë të Hasanagës , ai ka kërkuar nga sekretariati i përmendur të arrijë ujdinë administrative “?!!!,

Kryeadministratori Muça, e përgënjeshtroi këtë konstatim të portalit.

Por para se të hyjmë në përgënjeshtrim ,shihet përpjekja e shkrimit, që të identifikohet rasti i parkingut në fjalë , te ish ish -platoja e autobusëve, me rastin “Parking 1”, që gjendet afër Hollegros….?!!!

Gjithashtu duhet veçuar , që sipas disa ARGUMENTEVE në dispozicion, procesi i ndërtimit të parkingut në ranë, ishte, në suaza të ligjshmërisë .Pa marrë para sysh që u përfol shumë nga ky portal duke e ngritur këtë, sipas tyre, në skandal financiar…?!!! Madje vërtetohet, që rasti i përfolur u bë shkas për biseda informative policore, për sekretariatin përkatës. Nga e tërë kjo, rezultoi, që ndërtimi ishte i paraparë me plan, kurse, mjetet për ndërtimin e parkingut, me propozim të kryetarit të komunës, ishin lejuar 2 herë radhazi nga KK i Ulqinit, gjatë vitit 2013 dhe 2014….?!!!

Mund të jetë kontestues, kualiteti i vendimit të kuvendit, se si është e mundur të ndajë mjete për të rregulluar hapësirën në zonën e Pasurisë Detare e duke pasur obligime tjera ku administron komuna dhe me komunali të paguara që meritojnë vëmendjen për prioritet ,por kjo mbetet vullnet dhe kompetencë , 4 vjeçare e tij…?!!!

kapllan-muca_ULCINJ

Çfarë u shpreh administratori Muça?

 

Duke iu kthyer , rastit të “Parkingut 2”, siç po e quan Portali, për opinion po cekim si vijon : Kryeadministratori, me shkresë e ka njoftuar sekretariatin përkatës, me atë se çfarë kërkon pala, e jo që ai , ka urdhëruar të bëhet një ujdi barazimi në kundërshtim me ligj. Kuptohet që motiv shtytës, për këtë, ishte qëllimi i “Heshtjes administrative”- sipas administratorit…?!! E cila po të ndodhte, mund të prodhonte , pasoja financiare, për mbrojtjen e pasurisë së komunës, por edhe për vetë sekretariatin nga aspekti i ndonjë padie penale nga ana e palës..?!

Nga kjo del se , ajo që u tha, nuk ka të bëjë fare me atë çfarë plasoi, portali Info dhe se ky si organ i shkallës së dytë(te i cili ankohen palët, për punën e dobët të sekretariateve), i takon të përkujdeset për ligjshmëri. Dëshirojmë të besojmë që kjo ishte një lajthitje në informim, e kurrë se si, një “Probni Ballon- tullumbace sprove “, rreth asaj, se si do të reagojë opinioni për një plaçkitje të mundshme të fondit të komunës nga gjykata…?!!!

Ja edhe shkresa e kryeadministratorit Kapllan Muçaj.

shkresa e kryeadministratorit Kapllan Mucaj

Zmadho