Urime Kurban Bajrami – KKSH – MZ

October 3, 2014   | Ngjarjet - Events

KNSHMZ - ME FAT KURBAN BAJRAMI
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN   NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 116 /14

Ulqin, me 03.10. 2014

 

 

Mesazh Urimi për Kurban Bajramin

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu ju uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Kurban Bajramit.

 

Të nderuar besimtar mysliman,

 

Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë fat, mbarësi dhe begati për të gjithë besimtaret mysliman kudo që ndodhen.

 

Të nderuar besimtar, le të shërbej kjo festë si një rast i mirë për t’i ofruar Shqiptarët më pranë njëri tjetrit pa dallime fetare e krahinore. Harmonia dhe toleranca ndërfetare është virtyt i paçmuar e popullit shqiptar, andaj si e tille duhet ruajtu dhe vlersuar shumë.

 

Gjatë këtyre ditëve, të shfrytzojmë rastin, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të dërgojmë mesazhe urimi, të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç është tradita e shqiptarëve.

 

Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që të kaloni sa më bukur pranë miqëve dhe të dashurve tuaj në këto ditë feste.

 

 

Gëzuar !

 

Me respekt,

 

Kryetari,

Genci Nimanbegu

 

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI – ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Maili i Zi – Crna Gora – Montenegro, 85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n-b.b , Tel/fax +382 30 411 302 , mob.+382 67 747 707, + 382 69 333 663

Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me