BKA Ana Malit per here te trete organizon manifestimin “Dita e Shegës 2014”

October 9, 2014   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

BKA & SHA -Tradita-organizon -Dita e Shegës 2014Biznis Klub Ana e Malit dhe SHA “Tradita” për here të tretë organizon manifestimin “Dita e Shegës 2014” në Katërkollë, këtë vit në bashkëpunim me Organizatën Turistike – Ulqin.

Manifestimi mbahet ditën e enjte, 16 tetor 2014 ora 11:00, në qendër të Katërkollës.

Kjo ditë është pjesë e “Dolcinium international festival” I cili do të mbahet në Ulqin prej dates 16 deri 19 tetor si mbyllje e sezonit turistik 2014.

BKA & SHA -Tradita-organizon -Dita e Shegës 2014-1

Kjo ditë është një veprimtari tashmë tradicionale e BKA-së, e cila ka për synim të rrisë ndjeshmërinë e popullatës dhe vetë prodhuesve  Anamalas, të institucioneve vendore e më gjerë, poashtu prezantimin e produkteve bujqësore vendore si dhe shpalosja e mundësive të prodhuesve të kësajë zone, ku është e pasur me pemë të llojeve të ndryshme të një cilësie të lartë.
Ky do jete viti i tretë qe kjo nisme do mirepritet dhe do festohet në mënyrë madhështore nga e gjithë popullata e Anës së Malit dhe më gjërë. Risi këtë vit është që për herë të parë do të prezantohet një info – katalog I përbashkët I të gjithë prodhuesve bujqësorë Anamalas, I sponzorizuar nga BKA-ja me qëllimin e vetëm që të gjithë të njihen me prodhimet dhe me të gjithë prodhuesit e kësajë zone.

Madhështinë dhe veçantinë e këtijë manifestimi do ta rrisë Ansambli Kombëtarë I Këngëve dhe Valleve “SHOTA” – Prishtinë me një program të veçantë për këtë ditë.

Në programin argëtues do të jenë prezent edhe këngëtarët vendas dhe humorist nga Shqipëria

Si dhe viteve të tjera edhe kësajë here nuk do të mungoi ushqimi tradicional i kësajë zone për të gjithë pjesëmarrësit.

BKA-ja ju fton të gjithëve të merrni pjesë.