Abazoviq krijon organizatën e re politike si lëvizje qytetare

October 25, 2014   | Lajmet / Vijesti

Dritan Abazovic_UlcinjDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi mr Dritan Abazoviq ka deklaruar se kanë filluar konsultimet e gjera për krijimin e organizatës së re politike, e cila me siguri nuk do të funksionojë si parti, por si lëvizje qytetare, raporton portali Ul.info.

Ai për “Vijesti” tha që organizata e re politike do të paraqes alternativën që mungon, sepse do të insistojë në promovimin e vlerave dhe standardeve evropiane dhe fuqishëm do të përkrah proceset integruese të Malit të Zi.

“Pa dëshirë që të përshpejtojë gjërat, mendojë se, nëse mozaiku kompletohet , do të kemi surpriza pozitive në opinion. Megjithatë, për korrektësi, për momentin çdo gjë mbetet ne domenin e idesë, përpunimit të modelit dhe shkëmbimit të mendimeve”, theksoi Abazoviq.

Ai tha se shumica e bashkëbiseduesve vlerëson që nuk është mirë prapë të shkohet në krijimin e partisë politike konvencionale, sepse shoqëria është shumë e politizuar edhe e robëruar partiakisht.

“Por ky nuk është opsion i eliminuar paraprakisht. Modeli parimor pasqyrohet në tentimin që të organizohemi në mënyrë që do të jap më shumë hapësirë të gjithë individëve dhe subjekteve tjera që ta përkrahin idenë tonë, duke mos rrezikuar identitetet e veta tashmë të ndërtuara apo lirinë e mendimit”, tha deputeti Abazoviq dhe shtoi që javët e ardhshme do të formësohet alternativa e qartë qytetare e klasës aktuale qeverisëse.

Ul.info