Nika: Çfarë objekti të mbarohet në ranë le ta thonë vetë qytetarët me referendum?!!!

November 5, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan : Muhamet Nika

Lexuam lajmin në portale për idenë e hedhur , rreth asaj që u tha se në “Plazh të Vogël”-RANË: “… Në tokën prej 465m2 do të ndërtohet një objekt i ri, mësohet nga sekretari i urbanizmit në komunën e Ulqinit Mustafa Gorana, shkruan Vijesti.

Një propozim interesant për këtë vend ka dhënë kryetari i shoqatës së miqëve të Kalasë, Ismet Karamanaga, i cili ka propozuar që aty të jetë një fontanë e rrethuar me ulëse për çlodhje.”

Sipas nesh për idetë që japim nga një herë duket se shumë interesant është ky mentaliteti ynë ulqinak, me të cilin jemi mësuar të veprojmë “ në emër të interesit të përgjithshëm” në Ulqin. Dhe sikur nuk e hetojmë se me këtë jemi duke i krijuar vetes një paralelizëm institucional punëve tona “të përgjithshme”, NË MOMENTIN ,kur kujtohemi e shpallim do interesa tona si “të përgjithshme të dorës së parë…”, si në rastin konkret?!!!

Ajo që më erdhi në kokë pasi lexova lajmin , gjëja e parë ishte , asaj që i themi “ideja e përgjithshme..” , kurse ideja e dytë ( nëse ajo dështon…) ishte ideja për poezinë e H .Kovaçit” të titulluar “Për gurin Themeltarë”?!

Sa për “idenë e përgjithshme të rastit”, fillimisht shtojmë se “ajo” në Ulqin, bëhet, pasi ta kem shpallur veten “miq të Ulqinit” e të japim një ide “për të mirën e Ulqinit”, sipas “dëshirës sonë”. ..?!!

Kështu edhe sot rreth këtyre ideve , pohojmë se pak kohë më parë e “shpallëm vetën piratë të zotë”, kurse më vonë, në emër” të interesit të përgjithshëm” e zumë edhe shkrimtarin e njohur spanjoll Servantesin” rob dhe pasi “ e bame synet “ e duke i dhënë emrin Servet , vendosëm e i dhamë për nuse edhe bukuroshen ulqinake“Dolçinenë”( por shih , jo Dulçinenë, sipas neve….)?!!!

E kur këtë përrallë e quajtëm dramë në të cilën për fat tonin, nuk vdes askush( sepse kështu jemi ne- miran narod)?!!, e shëtitëm “Dolçinenë”poshtë e lartë dhe në fund fare, në emër” të interesit të përgjithshëm”, ia vumë edhe emrin( ende pa le..)?!!!, edhe një hotelit në Sukë të Ulqinit – Servantes..?!!

Po duket se edhe investitorit të hotelit të ardhshëm siç u cek, një i huaj (mbase rus), i kish pëlqyer kjo dëshirë e miqve.. për “historinë ulqinake” . Ai “qiti e bani be..”, se do të respektojë

dëshirën dhe se për këtë nuk do të mbesim “çartë…”, e aq më tepër kur edhe vetë kryetari i Komunës së Ulqinit- Gjeka, i kish siguruar që lirisht mund të punonin” gjithë ditën e gjithë natën”-veç ta ndërtonin sa më parë që të jetë e mundur!!!

Andaj pas shpalljes së interesit të përgjithshëm, sot “ për çudi”, po more guximin e të jesh kundër “hotelit në Sukë”, mund të shpallësh kundër Ulqinit ,po dhe botës moderne etj…?!!

Çfarë me kujton e gjithë kjo- shkurt?!!

Më kujtohet një kohë kur më dënuan në emër të popullit si irredentist , dhe kur atëherë gjykatësi u ngrit në këmbë ,bashkë me tjerët duke shqiptuar fjalët ” në emër të popullit..”dhe u desh që me te, të ngrihej edhe nëna ime….?!! Për të më dënuar në emër të popullit..?!!Por nejse.

Kështu që aktualisht , ngjashëm i bie se edhe sikur të jesh kundër idesë së hedhur në këtë rast nga shoqata e miqve…për “.. një objekt ”modern” në Ranë”, të shpallesh armik i Ranës, po të mos respektosh idenë….?!!!

Od Marketa do moderne zgrade-ulcinj

Me gjithë atë , duke e pasur parasysh idenë imediate(urgjente) të Ranës, na duket se do të kish qenë më mirë për Ranën që aty të ndërtohej një parking modern në disa kate – qoftë edhe nën tokë, i cili do të zgjidhte problemin e parkingjeve në Ranë dhe do të përfitonin të gjithë ata të cilët në Ranë ndërtuan objekte turistike pa parkim. Respekt për miqtë dhe për sekretariatin për urbanizëm, mirëpo sikur pushteti vendor të organizonte një referendum (që parasheh ligji) në këtë situatë, me banoret e

Ranës, na ha mendja se do të kish fituar opcioni” i armiqve…”, për objekt parkim(me kapacitet 500 -600 parkingje). Ndërsa përparësi abonimi sezonal apo vjetor në te , do të duhej të kishin të gjithë pronarët e shtëpive në Ranë.

Në fund shtojmë se idetë kurrë nuk munguan në Ulqin, por pengoheshin sepse ata që i kishin idetë, nuk u kujtuan të shpallnin fillimisht “interesin e përgjithshëm” rreth idesë, para se ta hidhnin ate…?!!!

Kujtojmë se një herë e një kohë , ish- kryetari i komunës Skender Hoxha i ofroj politikës, ndërtimin e 900 garazhave nëntokësore në Ulqin, por politika e “interesit të përgjithshëm “ e ndaloi investitorin i cili më vonë pata dëgjuar se ato mjete i kish hedhur diku në Dubrovnik…?!!!

Poezia e Kovaçit për gurin themeltar…?!!!

Sa për poezinë e Kovaçit- për gurin themeltar , që cekëm se ish shqetësim i dytë i joni, po përmendim se ai shprehet në një rast kështu- parafrazojmë “ Për gurin themeltarë …“, do ta hamë një dash..”?!!Dhe mirëpo pasi harruan ta shtinin kokën e tij në themel dhe puna e ustallarëve nuk po u shkonte, poeti, me ironi thotë se më mirë do të ishte , që “ të hamë edhe një dash tjetër…” Kujdes këta të urbanizmit – Ta hanë dashin , por të mos harrojnë sërish KOKËN…?!!!Nëse duan tu ketë puna bereqet….?!!!