Mehmet Bardhi përsëri deputet

November 6, 2014   | Real Estate
Foto: Vijesti

Foto: Vijesti

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi  pritet që së shpejti të kthehet në parlamentin e Malit të Zi pasi deputetit aktual Nik Gjeloshaj i përfundon mandati bazuar në marrëveshjen ndërpartiake. Bardhi i ka deklaruar se mbledhja konstitutive e parlamentit të Malit të Zi është mbajtur me 6 nëntor në vitin 2012 dhe se sot janë bërë dy vite nga ajo datë. “Ne kemi qenë dakorduar dhe atë e kemi të shkruar në marrëveshjen e Koalicionit Shqiptar për mandatin e përbashkët nga partnerët e koalicionit. Dy vitet e para funksionin e kryer nga një përfaqësues të partnerëve tanë të koalicionit, pra Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, dhe dy vitet e mbetura të mandatit i përkasin LD-së. Këtu  nuk ka çka për të folur, situata është e qartë”, ka thënë  Bardhi. Bardhi ka shtuar se pret që javën e ardhshme të marrë vendin e deputetit.

RTCG