Nesër në komunën e Ulqinit mbahet Dita Info

November 6, 2014   | Ngjarjet - Events

opstina-ulcinjMe rastin e përfundimit të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile në planifikimin e menaxhimit integral të zonës bregdetare”, të cilin e bënë Instituti për afarizëm dhe zhvillimin ekonomik, në Ulqin nesër do të mbahet “ Dita Info”. Është planifikuar që këtë ditë të mbahet konferenca përfundimtare në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, punëtoria artistike në foshnjoren “Solidariteti”, një kuic i dijes për nxënësit e shkollave fillore “Marshall Tito” dhe “Boshko Strugar”, si dhe vizita në Kripore dhe liqe të Shasit. Projektin e përkrahi Fondi partner për ekosistemet e rrezikuara, që ka për qëllim bazë sigurimin e pjesëmarrjes të sektorit civil në mbrojtjen e biodiversitetit.

RTCG