Stop diskriminit – Duam të arsimohemi si Shqiptarë

November 6, 2014   | Ngjarjet - Events, Real Estate

Protesta-Stop diskriminit - Duam të arsimohemi si ShqiptarëEdhe pak ditë kanë ngelur nga data kur do protestojmë për dinjitet, për fëmijët tanë nxënës shqiptar, për arsimimin e tyre si shqiptar duke kërkuar që nxënësit shqiptar të mos diskriminohen, të mos shkelen dhe tu sigurohen të drejtat e tyre themelore të njohura me ligjet ndërkombëtare por edhe me Kushtetutën e Malit të Zi neni 79 mbrojtja e Identitetit kombëtar, dhe neni 80 që ndalon asimilimin, ligje këto të shënuara por jo edhe të vëna në funksion.
Çështja e teksteve shkollore është problem i të gjithëve, dhe për fat të mirë në çdo adres që kemi trokitur intelektual, afarist, bujk apo amvise tashmë të njohur me problemin i cili me vite është prezent, janë pajtuar me idenë që duhet protestuar për të drejtat tona dhe kanë premtuar përkrahjen e tyre më 14 nëntor në orën 11:00 para Komunës së Ulqinit, si dhe nënshkrimin e peticionit që do i dërgohet ministrisë përkatse, peticioni do dërgohet në çdo adres që vlerësohet që mund të ndikojë nëpërmjet mediave, shkresave ambasadorëve, faktorit ndërkombëtar etj..
Peticioni po ashtu do ti dorëzohet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të gjitha partive kombëtare duke kërkuar që të zgjedhurit tanë të punojnë më shumë dhe të jenë konkret për të zgjidhur këtë çështje shumë të ndieshme dhe të rëndësishme kombëtare.
Në datën kur u mblodh Kongresi i Manastirit, Kongresi i Abetares të gjithë bashkë pa dallim feje, ngjyre apo krahine, më 14 nëntor ora 11:00 para objektit të Komunës së Ulqinit kërkohet prezenca e të gjithë atyre që mendojnë që nxënësit shqiptar nuk duhet të diskriminohen , që duhet të mësojnë për kombin e tyre, të mësojnë historinë e tyre dhe këngët e tyre, që në librat e tyre të cilat aktualisht përdoren e që janë plot gabime dhe ofendime kombëtare duhet zavëndsuar, që abetarja mbarëkombëtare të përdoret edhe në shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptar, që nxënësit shqiptar të mos paguajnë më shtrenjt tekstet mësimore, që shkollat ku mësojnë ti plotësojnë kushtet për mësim, që shqiptarët të jenë pjesë e tërë procesit të arsimit që nga ministria.
Nëse sot fëmijët shqiptar autokton në tokën e tyre shkelen, diskriminohen dhe mësojnë gabim çfarë e ardhme na pret ?!!!

Gëzim Ibroçi Facebook