Peshkataret ulqinak thyen rekordin e peshkimit kapin dy tonë peshk + Foto

November 8, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Peshkataret ulqinak thyen rekordin e peshkimit -Vetum për 2 orë pas dite, Haliti, Emiri, Saboja, dhe Naseri kanë “xanë” afër 2000 kg. peshk. Peshkun e kanë rethuar, veç pak metra larg nga Suka. Ka pasur det “, vale të mëdha por të rallë, por, kështu e ka peshku…Peshkun e ka “pa” Haliti, dhe pastaj me dy sanalla, të ngarkuar plotë, e kanë sjellë në Kaceme. Menjëhera është degjuar “është marrë vesht” dhe gati të gjithë qyteti, është mledhur në mole. Janë bërë shumë foto, shumë video, dhe për këtë njarje, ka me u biseduar një kohë të gjatë…Shprehjet popullore, “Ulqini- florini” dhe “Ke deti ke mbreti” e kanë bazën në detë…. Deti sjellë pasuri.. Fotot të cilët i kam bërë unë, tregojnë veç pak nga ambienti i cili është bërë në mole. Është vështirë të imagjinohet, dhe të përshkruhet një ngjarje e tillë. Mua nuk më kujtohet se është “xanë” ndonjë herë kaqë shumë peshk.

Ismet Karamanaga Facebook

Peshkataret ulqinak thyen rekordin e peshkimit-01

Si Portali nga Ulqini Ul.info e paraqet ngjarjen:

Peshkatarët në Ulqin të gëzuar: VARKAT U FUNDOSEN NGA PESHA E PESHKUT

Tradita po vërtetohet edhe këtë vit në Ulqin: kur nuk japin fryte ullinjtë, atëherë kapen sasi të mëdha peshku.

Dhe vërtet: gjatë vjeshtës në det dhe në Bunë janë zënë sasi të mëdha të peshkut cilësor, kryesisht qefull.

Mirëpo, rekordi është arritur të shtunën. Vlerësohet që janë zënë rreth dy tonë peshk, kështu që ishte festë e vërtet në Ranë. Varkat me të cilat gjahu është sjell në Kaceme gati janë fundosur.

Nuk ka shtëpi në Ulqin e cila këtë vjeshtë nuk ka ngrënë peshk. Ndërsa çmimi ishte i volitshëm: tre kilogram shiten për dhjetë euro.