Prokuroria shtetërore në Podgoroicë dorëzon fletpadi penale kundër INFORMER-it
Prokuroria e lartë shtetërore në Podgoroicë ia ka dorëzuar prokurorisë themelore shtetërore fletpadinë penale kundër gazetës INFORMER për shkak te veprës penale – fyerja e dinjitetit të popullit dhe të bashkësive tjera nacionale dhe të pakicave . Kjo gazetë me 16. tetor ka publikuar tekstin me titull “Shiptarska svinjaria” . Deputetet e FORC-ës dhe të Alternativës shqiptare Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj me parë kanë dorëzuar fltpadinë penale kundër INFORMER-it ,për shkak të nxitjes së urrejtjes racore dhe fetare. Ata kanë kumtuar se padinë e kanë paraqitur edhe kundër kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës të gazetës Novak Uskokoviq , autorit të tekstit me iniciale EI dhe autorit të tekstit me inicialet BV.
RTCG