Nimanbegu në debat të ashpër për propozim ligjin e ri për mediat

November 14, 2014   | Politika

nimanbeguNë Kuvendin e Malit të Zi ka filluar debati mbi propozimin e ndryshimit të ligjeve për media me të cilat është paraparë ndalimi i distribuimit të medias i cili do të shkel ndalimin gjyqësor të përmbajtjeve kontestuese . Kundër zgjidhjes së tillë janë vetëm deputetët e PDS të cilët theksojnë se me ndryshimet e propozuara do të futej  cenzur dhe se ekziston rreziku për shuarjen e medias.

Deputeti i PDS Millutin Simoviq ka theksuar se për  sjelljen e këtij ligji është zgjedhur rrugë e gabuar. Ai konsideron se fillimisht duhet të shihet se çka për këtë temë theksojnë bashkësia mediatike rregullatorët dhe partnerët evropianë.

Deputeti i Frocës, Genci Nimanbegu , ka theksuar se përmbajtjen e medias nuk do ta ndalojë prokurori por gjykatësi. Ai ka theksuar, po ashtu, që ndryshimet e këtij ligji janë të domosdoshme sepse shteti disa herë ka treguar se është  i pa fuqishëm.

Partia social demokratike do të votojë për ndryshimet e ligjit dhe deputeti i saj, Rifat Rastoder, ka theksuar se ndryshimet e ligjit nuk fusin arbitrim politikë. Edhe lideri i Partisë liberale ,Andria Popoviq, ka theksuar se do ti përkrah ndryshimet e propozuara të ligjit me të cilat siç ka theksuar nuk futet censurim dhe as nuk do të pengohet puna e mediave. Propozues të ndryshimeve të ligjit janë përfaqësuesit e të gjitha partiva parlamentare me përjashtim të PDS.

Të theksojmë se Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë e ka  përkrah dje këtë akt ligjor.