Nebojsha Medojeviç i përgjigjet Danajt: Gati të diskutojmë, por jo për ndryshim kufijsh

November 26, 2014   | Reportazh / Reportaža

medojeviqMALI I ZI – Një prej liderëve të opozitës në Malin e Zi, Nebojsha Medojeviç i përgjigjet letrës së hapur të dërguar nga lideri i listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj lidhur me idenë e Shqipërisë natyrale. Në një shkrim të botuar në të përditshmen malazeze, Dan, Medojeviç shprehet se është i gatshëm të diskutojë me historianin shqiptar për të gjitha të drejtat e Shqiptarëve në Mal të Zi, por jo për ndryshimin e kufijve.

Politikani malazez akuzon kryeministrin Gjukanoviç se është i gatshëm të shesë territoret në këmbim të pushtetit, ndërsa nënvizon se konferenca e Londrës ishte e padrejtë, por tashmë është pjesë e historisë.

Sipas Medojeviç, Koço Danaj është një patriot i shquar i vendit të tij dhe se të gjithë biem dakord që Shqiptarët kane probleme në Malin e zi dhe jam dakord qe t’i plotësojmë të drejtat e tyre brenda territorit tonë, por ndahet me Danajn sa i përket diskutimit të kufijve.

Në një shkrim të fundit të publikuar nga lideri i listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj me titull “Mirësevini në Shqipërinë Natyrale”, ai thekson se tokat të cilat u janë rrëmbyer me forcë ne Shqiptarëve do të na kthehen me paqe.

(er.nu/news24/BalkanWeb)