Qeveria kërkon nga Partia Demokratike llogari për shpenzim të parave prej 23.430 euro
Partia Demokratike e udhëhequr nga Fatmir Gjeka ka shpenzuar nga llogaria e partisë 23.430 euro, pa kurrëfarë dokumentacioni mbulues, që është 38 përqind e fondeve që disponon partia, ka konstatuar Institucioni i Kontrollit Shtetëror DRI, shkruajnë mediet e Podgoricës, sipas të përditshmes Dnevne Novine raporton portali Lajm.me.
Kjo është hera e parë që DRI sygjeron që Prokurori i lartë shtetëror të kryej hetimin e një partie politike, shkruan e përditshmja Vijesti.
Institucioni i Kontrollit Shtetëror ka dhënë opinion negativ në raportin vjetor financiar të Partisë Demokratike në 2013 si dhë për pajtushmërinë e veprimtarsë së partisë me legjislacionin. Raporti DRI pretendon se Gjeka dhe sekretari i partisë, kanë ngritur para pa dëshmi materiale.
Auditimi ka konstatuar se nga arka e partisë janë realizuar pagesa “në dorë” me vlerë prej 16.759 euro, dhe e njëjta gjë është lidhur me shpenzimet e udhëtimeve në shumë prej 7.902,81 euro, shpenzimet e ndihmave në vlerë prej 6.460,00 euro, shpenzimet e kompensimeve në vlerë prej 2.250,00 euro, si dhe shpenzime reprezentative me shumë prej 146,64 euro .
Gjithashtu është konstatuar që mungpjnë raportet nga udhëtimet zyrtare si dhe nuk janë paraqitur ftesat për udhëtimet jasht shtetit, që është në përputhje me Rregulloren për rimbursimin e kostove të nëpunësve civilë dhe të të punësuarve. Shpenzimet për telefonat mobil të partisë janë 2.244 euro.