BKA – Shoqates shqiptaro-amerikane Ana e Malit, New York,

November 29, 2014   | Lajmet / Vijesti

Biznis Klub Ana MalitKryetarit, Ismet Kurti

Shumë të nderuar anëtarë të shoqatës, të dashur vëllezër e motra,

Ne nga Biznis Klub Ana e Malit, nga vëndlindja jonë e përbashkët kemi nderin dhe kënaqësinë tju drejtohemi pikërisht në ditën e Festës më të madhe të shqiptareve, për Ditën e Flamurit Kombëtar Shqipëtar, në Ditën e Pavarësisë së shtetit tonë amë, Shqipërisë. me 28 Nëntor, duke ju uruar këtë kremte të lavdishme, juve bashkatdhetarëve tanë, që për asnjë moment, ndonesë larg, nuk pushoni se punuari për Atdheun, vendlindjen tonë.

Të dashur motra e vellezër bashkatdhetar! I nderuar kryetar i shoqates Ana e Malit. z. Ismet Kuni!

Kemi kenaqësine e veçantë të shprehim mirënjohjen tonë, për punen tuaj konkrete që jeni duke ce deshmuar për të mirën e përbashkët, sidomos në përkrahje të projekteve të ndryshme që mbeshtetni në vendlindje. Ndihma e fundit që Ju i dhatë shoqërisë artistike “Tradita”, për tja bërë të mundshme që për Ju ne New York të shfaqë programin me valle e këngë tradietonale. Ne në BKA besojmë se është një sukses i përbashket.

Pritja që i bëtë “Tradites”. është vertetë mbresëlënëse, duke na dhënë edhe më shumë besim që në të ardhmen të bëjme përpjekje edhe më të mëdha që te ruajme kulturën, muzikën dhe traditat shqiptare brez pas brezi kudo që jemi.

Të dashur anëtarë të shoqatës Ana e Malit në New York!

Shqiptarët në Malin e Zi, i presin sfida ju të vogla, për të fituar të drejtat që u takojnë në njëren anë dhe në anën tjeter, për të ruajtuar dhe zhvilluar identitetin e tyre, por në të njëjtën kohë edhe për tu integruar njëkohësisht në disa binarë, brenda vetës pa marrë parasysh se ku jetojnë, në kuadër të kombit shqipëtar dhe në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare.

Ne. Në Biznis Klub Ana e Malit e shohim shumë të rëndësishëm harmonizimin e hapave, të veprimeve dhe projekteve të përbashkëta në vendlindje dhe diaspore për të arritur rezultate të cilat do ruajnë dhe zhvillojnë synimet tona të përbashkëta.

Katërkollë, 28 nëntor 2014                     Me shumë respekt,

Kryetari i Biznis Klub Aramalit, Kabil Kurti