Nishani dekoron Mujo Ulqinakun me “Dekorata e Arte e Shqiponjës” – Video

November 29, 2014   | Kulturë / Kultura

28 Nëntori edhe këtë vit kremtohet nga presidenti i Republikës me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku kryetari i shtetit shfrytëzon të drejten e dhënies së dekoratave një sërë personaliteteve.

Mujo Ulqinaku ishte njëri ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili me 9 prill të vitit 1939 organizoi qëndresë të armatosur kundër pushtimit fashist italian. Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë vetësh e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit.

Ushtarët italianë zbarkuan në bregun e Durrësit, por u detyruan të zmbrapseshin në det mbasi në breg i priti mitrolozi i Mujo Ulqinakut që mbronte trojet e veta. Ushtarët italianë zbarkuan disa herë në breg dhe po aq herë edhe u zmbrapsën. Por ushtria italiane ishte e shumtë në numër dhe Mujua nuk mund ti bënte ballë për shumë kohë veçse sa qe gjallë, ata nuk kaluan dot. Në këtë mbrojtje të truallit të vet Mujo Ulqinaku ra heroikisht dhe u bë kështu dëshmori i parë i atdheut në luftë kundër pushtuesit fashist. Aktit heroik të Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit, emrin e tij e mbajnë rrugë, anije, shkolla etj..

Burimet e kohës bëjnë të ditur se qytetarët e Durrësit thonin se italianët kishin lënë katërqind të vrarë, ndërsa italianët deklarojnë se në tërë Shqipërinë kishin humbur vetëm 12 vetë. Por është e qartë se vetëm në Durrës u vranë rreth 200 italianë dhe 700 në të gjithë Shqipërinë. Sikurse numri i shqiptarëve të vrarë ka qënë ndoshta edhe më i madh. Në portin e Vlorës nuk pati ndonjë qëndresë të madhe, por trupat motoçikliste italiane ranë në pritë në rrugën jashtë qytetit, ku pësuan humbje në njerëz. Zbarkimi në Shëngjin u kundërshtua nga një grup jo më shumë se 40 vetësh, gjatë luftimeve dhe pati 6 ose 7 të vrarë, prej secilës palë. Tashmë rruga për në Tiranë ishte e lirë nga të gjitha drejtimet”.
Mujo Ulqinak

28 Nëntori edhe këtë vit kremtohet nga presidenti i Republikës me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku kryetari i shtetit shfrytëzon të drejten e dhënies së dekoratave një sërë personaliteteve.

Lista e emrave qe Top Channel disponon, kryesohet nga Isa Boletini. Patrioti i madh i kohes se pavaresise do te nderohet nga kryetari i shtetit me titullin me te larte, ate te Flamurit Kombetar. Por ajo qe bie ne sy ne listen prej 14 emrash qe marrin dekorate nga presidenti, eshte emri i dyte ne listen e presidentit.

Jonathan Moore, ish-zyrtari i DASH, aktualisht ambasador i OSBE-së ne Bosnje, qe mesohet se ka mberritur ne Tirane privatisht, pa axhende zyrtare. Jonathan Moore, per rreth nje vit drejtor per Europen Juglindore ne DASH, i njohur per deklaratat paksa kontroversive dhe afersine me Partine Demokratike dhe ish kreun e saj, do te nderohet nga Bujar Nishani me dekoraten “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.

YouTube Preview Image

Mbetet per t’u pare motivacioni me te cilin Jonathan Moore dekorohet nga presidenti. Gjate kater viteve te fundit, postin e Moore e kane mbajtur me radhe edhe Jonathan Countryman dhe Philiph Ricker, personazhe qe kane patur me shume impakt ne marredheniet zyrtare SHBA-Shqiperi.

Nderkohe qe dekorimi i Moore duket edhe si nje goditje ndaj ambasadorit ne largim Aleksander Arvizu, duke injoruar rolin e tij katervjecar ne Shqiperi dhe duke vleresuar pozicionin disamujor te Moore.
Nese i referohemi rasteve te meparshme te dhenies si ketij titulli nga presidenca, si ai ne rastin e Teatrit Kombetar, shqiptareve te Amerikes apo personaliteteve te tjera, ata jane vleresuar pergjithësisht per kontributin ne promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar, apo ne raste te tjera per kontribut te veçante ne ndihmesen qe i kane dhene Shqiperise ne procese te caktuara.

Jonathan Moore eshte i vetmi ne listen e Nishanit qe marrin titullin “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, ndersa me poshte renditen nje sere emrash te tjere qe iu akordohet “Nderi i Kombit”. Pas kater emrave kryesisht me kontribute ne fushen e letrave dhe gjuhes shqipe, ky titull nga Bujar Nishani do t’i jepet edhe Ymer Dishnices, Hysni Lepenices ,Safet Butkes, Medar Shtylles , Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit.

Bie ne sy se te pese emrat jane komuniste, balliste dhe legaliste, por jane injoruar me pare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, edhe pse kane qene personazhe dhe protagonist gjate periudhes se pushtimit dhe Luftes Nacional Çlirimtare. Ndersa Mujo Ulqinaku dhe Qemal Stafa renditen te fundit ne kete liste dhe titulli i akorduar per ta do jete  “Dekorata e Arte e Shqiponjës”.

Ne emrat e tjere qe marrin titullin :
Lista e personaliteteve për dekorim në ceremoninë e dekorimit – Dt. 28 Nëntor, ora 18.30, Pallati i Brigadave

Titulli i “Flamurit Kombëtar”
1. Isa Boletini

Titulli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
2. Jonathan Moore

Titulli “Nderi i Kombit

3. Matteo Mandala
4. Mark Krasniqi
5. Idriz Ajeti
6. Ali Aliu
7. Ymer Dishnica
8. Hysni Lepenica
9. Safet Butka
10. Medar Shtylla
11. Abaz Kupi
12. Mustafa Gjinishi

“Dekorata e Arte e Shqiponjës”
13. Mujo Ulqinaku
14. Qemal Stafa


Top Channel