Jovan Nikolaidis në rezidencë letrare në Tiranë – Video

December 2, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Jovan Nikolaidis është fituesi i gjashtë i bursës për qëndrim njëmujor në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë në Shqipëri. Ai do qëndrojë në Tiranë gjatë periudhës nëntor-dhjetor, falë programin “Tirana in Between”, organizuar nga “Poeteka” dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.

Jovan NikolaidisJovan Nikolaidis (Ulqin, 1950) është shkrimtar malazez, poet, prozator, estet, aktivist kulturor dhe botues i njohur në hapësirat e gjuhëve sllave. Përmes botimeve dhe polemikave të tij , ai është i përfshirë në mënyrë aktive në dialogun kulturor ndërmjet shkrimtarëve të rajonit, sidomos me Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Para pak kohësh ai qëndroi për një muaj edhe në Prishtinë, ku shprehu hapur simaptinë e tij për shqiptarët. Në një moment ai pati deklaruar se “Malazezët janë populli më i mirë në botë, por më të mirë se malazezët, janë shqiptarët”.

Gjatë viteve 1974-1990 Jovan Nikolaidis jetoi në Sarajevë, ku dhe punoi si gazetar për gazetën Oslobođenje. Pas vitete ‘90 ai u rikthye në qytetin e tij të lindjes, ku ka punuar si redaktor dhe drejtor i shoqatës kulturore “Plima” dhe si shkrimtar në profesion të lirë. Qëllimi i kësaj shoqate është promovimi i pluralizmit kulturor në Mal të Zi si edhe krijimi i urave të reja të bashkëpunimit mes qinjëve. Për këtë qëllim Jovan Nikolaidis ka themeluar revistë “Plima / Batica” revistë për kulturën dhe komunikimin e cila botohet në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe)

Që nga viti 1998 ai boton gazetën “Kronika”( revista e parë në gjuhën Shqipe në Malin e Zi.) Kjo është e vetmja gazetë e pavarur politikisht i Malit të Zi në gjuhën shqipe. Jovan Nikoloidis ka marrë pjesë si lektor në Panairin e Laipcigut (Leipziger Buchmesse), në Forum Tomizza (Itali, Slloveni, Kroaci), Esej danas / Essay today (Istria, Kroaci) etj.

Jovan Nikolaidis vuri në spikamë dhe ndihmoi të bëhen më të dukshme veprat e brezit më të ri të autorëve të Malit të Zi, mes të cilëve, Aleksandar Becanovic, dhe Dragana Tripkovic dhe Ognjen Spahic (çmimi i Bashkimit Europian për letërsinë).

Vepra letrare në gjuhën shqipe:
– Tespihet prej fosfori – eseistikë (përktheu Janka Selimi)
– Ulqini 33 (përktheu Hajro Ulqinaku)
– Identitetet tona (ese)
– Gratë e shquara shqiptare – përkthyer nga Jovan Nikolaidis – botim i mundësuar rrjeti letrar “Traduki”.   / KultPlus.com 

YouTube Preview Image