Mali i Zi po i kthen shpinën Rusisë, voton kundër Moskës

December 2, 2014   | Real Estate

Montenegro-logoMali i Zi nuk e ka përkrahur rezolutën kundër glorifikimit të nazizmit dhe të racizmit, të cilën Moska ia ka paraqitur Kombeve të Bashkuara.

Kundër kësaj Rezolute janë shprehur vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm i shtetit malazez, Igor Lukshiç tha se Podgorica ka synim anëtarësimin në BE dhe se nuk do ta ndajë rrugën e saj euro-atlantike.

Mali i Zi aktualisht ndodhet në fazën e negociatave për anëtarësim në BE.

Albeu Online