Nika: PD-ja nuk ishte partia e vetme shqiptare që rrezikon dënim për mos paraqitje të raportit financiar….?!!! (I)

December 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Haxhi Sulejmani-sekretar-PDShkruan : Muhamet Nika,

Kur kalimthi ia hodha sytë kësaj fotografie të shpërndarë nga faqja Ulqini On – line, them të drejtën, nuk pata përshtypjen se kemi të bëjmë me një imazh On line , por të kundërtën..?!!! Bile duke pasur parasysh edhe pjesën e ballit të prerë nga fiksimi i aparatit, as që e njoha personin në fjalë , sekretarin e PD-së Haxhi Sulejmanin, me të cilin jemi edhe gjeneratë .

E thashë këtë jo për shpoti, por sepse edhe vetë njëherë e një kohë , përjetoja një terror- masakër mediatik nga TV Teuta e cila kur bënte transmetim të seancave të Kuvendit të Ulqinit,  atëherë ata, me sa duket “ me urdhër “ e ndalonin fotografinë time duk e zgjatur e deformuar atë si në rastin konkret…?!!! Ato incizime i ruaj edhe sot në akivin personal. Këtë e bënin sepse sipas tyre unë u ula në ulësen e kryetarit të parlamentit në mënyrë jo të drejtë…?!!

Pasi që brendia e tekstit  që shoqëronte fotografinë e Sylejmanit, kishte të bënte me kërkesën e prokurorit për padi për punë të mos dorëzimit të raportit financiar të zgjedhjeve të kaluara dhe kur dëgjova demantin e tij profesional, me ç’rast e pranonte fajin mu duk se u bënë disa të këqija bashkë?!!

Kur të këqijat bëhen bashkë?!!

E para e keqe e situatës ishte montimi gazetaresk i fotografisë së shëmtuar me qëllim të denigrimit të personit, po dhe imazhit të partisë që ai përfaqëson.

– E dyta, ishte arsyetimi tepër paushall i tij, kur tha se ai nuk e dinte “ si të paguhen këngëtarët e Shqipërisë që këndojnë nëpër dasma dhe që kishin qenë në fushatë të partisë…”?!!!

Sipas praktikës juridike që nga kohët e profetëve, e deri te ligji modern gjithherë nënshkruheshin në mes palëve- në tregti, kontrata të dyanshme dhe regjistroheshin në protokoll. Ndërsa ngjashëm,sot në praktikën e komunës pastaj qeverisë etj. marrëveshjet e këtilla njihen si “ kontratë në vepër”?!!! Për këtë në se ju nuk e keni ditur, është dashur të pyesni se çfarë modeli kanë përdorur partitë tjera . Për shembull , ë pyesni edhe atë në pushtet  që në zgjedhjet e fundit, u jepte para studentëve që vinin për të votuar edhe pse ligji nuk e njeh këtë mundësi?! Ose ke, X- raste , kur DPS-i, disa firmave në Ulqin , vetëm pak ditë para zgjedhjeve, u kaloi nga 5-6000 mijë euro, në emër të shërbimeve të ndryshme , e që transakcionet e tilla me firma, shërbenin për të blerë votat në rrethinë….?!!

Thjeshtë, mendoj se nuk është dashur as se si, të pranoni gabimin….?!!! Kujtoj opinionin se kur hyra në burg , mbi derën e tij, të burgosurit , kishin shkruar : “ Kush e pranon fajin , gjysma i falet, por nga brenda, kishin shkruar –Kush nuk e pranon , i falet i tëri?!!

Duhet të jeni , fillimisht autokritik dhe ta pranoni se i keni injoruar disa herë radhazi , kërkesat për të dorëzuar dokumentacionin , andaj logjika ta thotë se faji është i juaji e jo i prokurorit…?!!!

-E keqja e tretë në rastin e cekur formohet në vete , kur shohim se si fotografisë , së përmendur , ia vëmë pranë fjalët ose fjalitë e portalit, si:….keqpërdorime.., Kontrollit Shtetëror, opinion negativ në Raportin vjetor…, ka pranuar se në raportin vjetor (2013), rreth punëve financiare të kësaj partie ka pasur lëshime, por jo edhe që të kishte keqpërdorime.., që kjo parti ka bërë me para të gatshme pagesa.., shpreh habinë se si e gjitha kjo fillon me partinë më të re …,Mos harroni se edhe parat e parties vijn nga takspaguesit…, Nuk jemi gomar, populli nuk ha bar, etj.etj…?!!!

Kujtojmë se edhe subjektet tjera kanë lëshime. Ndërsa me ish-PPD-në kishte shkelje të rënda ligjore për të cilat kanë nisur proceset gjyqësore dhe janë shqiptuar dënime…?!!!

Akti-i-partis-prosperitetit-demokratik-Ulqin

Me sa jemi në dijeni ne , vërejtje kanë fituar në punën e vet edhe Lidhja Demokratike, Unioni Demokratikë, e tj, por ata shpëtuan sepse i rregulluan letrat dhe si duket , në se jo përmbajtjen, atëherë formën e kishin rregulluar maksimalisht?! Por   ju si shihet nuk e bëtë as këtë. Duke ju hequr të keq, po iu njoftoj, se si përfaqësuesi i ish –partisë së Prosperitetit-Osman Rexha, pasi gjithashtu nuk dorëzoi raport, rrezikon që  dënimi i tij në të holla t’i shndërrohet me burg….?! Nga ana e tjetër këshilli drejtues i partisë , këtij me nënshkrime ia ka bllokuar mjetet, sepse ata dyshojnë në keqpërdorime. Për këtë shih aktin që sjellim.

Akti-i-partis-prosperitetit-demokratik-Ulqin-1

Ndërsa 2 kryetarët tjerë Hollaj dhe A.Rexha, po të kësaj partie, rrezikojnë të paditen nga vetë ish kryesia e këshillit drejtues, për përvetësime të shumave partiake, prej dhjetëra mija eurosh….?!!! Ish kryetari Hollaj , pas lagimit nga PPD, pa dhënë raport flitet se u largua me 17 mijë euro kesh?!! Kurse A. Rxha, ngjashëm , kur u përjashtua nga kjo parti, iku duke marrë 10 mijë euro,e të cilat ia përcolli Hajdinaga në emër të parave të klubi, në momentin kur këshilli drejtues “ iu avullua” bashkë me degën e UDSH-së për Anë të Malit.

Ndërsa Hollaj që kish vazhduar me këtë metodë edhe në subjektin e ri, të cilin gjithashtu e braktisi,   u padit nga grupimi qytetar i “Aleancës…”,e cila  për avokat kundër A. Hollit , ka angazhuar ish deputetin Dragan Shoq…?!!

Në fund cekim se  në punën e Pd-së, përveç lëshimeve dhe javashllekut, nuk kemi dëgjuar që të jetë ankuar dikush nga kryesia e partisë, e që do të thotë se PD-ja nuk është e vetme e as që ekziston një konspiracion anti -PD,sipas neve, nga qeveria, siç mund të dyshohet…?!!!!

 

(VAZHDON- II )

SI MË  PADITI   ALI REXHA KRYETARI I PROSPERITETIT 2 HERË NË POLICI E MË PAS TENTOI EDHE TË TJERËT NË PROKURORI ?!!!