10-12.dhjetor 2014 do të mbahet Konferenca trilaterare në Hotel Mediteran

December 8, 2014   | Ngjarjet - Events

radionice u UlcinjuJu ftojmë të merrni pjesë në hapjen solemne të konferencën trilaterale ‘’ Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e Zhvillimit të Prodhimit të Përbashkët Turistik dhe Promovimit’’, që do të mbahet më datën 11 dhjetor, ora 10:00 në hotelin Mediteran në Ulqin.
Konferenca do të tubojë disa dhjetra ekspertë të turizmit nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të diskutojnë për temën bosht të Konferencës dhe do të dëshmojnë se turizmi është dhe mbetet një sektor vibrant dhe strategjik për ekonomitë e vendeve të rajonit. Organizatori synon që të krijohen kushte të favorshme për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që do të shërbejnë në njohjen e potencialeve turistike të vendeve pjesëmarrëse dhe promovimin e imazhit turistik të tyre.
Po ashtu dëshirojmë që konferenca Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit të japë shembull të promovimit të gjurmëve të përbashkëta kulturore, promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe krijimin e paketave turistike rajonale.
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt,
Radio ELITA
katana01@t-com.me
+38269900677