Radio ,,Elita ,, pervjetorin e 12 të punës e shenon me organizimin e Konferences shkencore per turizmin
Ne hotelin ,,Mediteran,,u hap konferenca shkencore ,, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit’’
Qellimi i organizimit te ketij takimi eshte forcimi i partneritetit me vendet e rajonit dhe dergimi i mesazhit nga Ulqini që turizmi është industri që bashkon kombet dhe kulturat thane organizatoret e Konferences. .
Nderkaq për kryetarin e Ulqinit Fatmir Gjeka kjo konference , eshte nje gjetje mjaft e dobishme ku eksperte nga Mali i Zi, Shqiperia dhe Kosova , diskutojne ne gjetjen e rrugeve efikase per tu pergjigjur sfidave te zhvillimit te turizmit.Ai nenvizoi se projekte te ketij lloji perhere do te perkrahen nga komuna jone. Per drejtoreshen e Organizates turistike Zana Sarvan turizmi eshte sektor i nje rendesie prioritare ne programin e pushtetit ne Ulqin dhe se vendet pjesemarrese ne konference kane potenciale te pafundme per te ofruar produktet e tyre turistike. Enis Lulanoviq, nenvizoi se ministria e turizmit ka kohe qe i kushton vemendje te vecante dhe perkrah projektet turistike te bashkepunimit mes vendeve e kete do ta beje edhe ne te ardhmen. Vleresime te ngjashme dhane Sekretari i pare i Ambasades se SHqiperise ne Podgorice Janko SHelcaj dhe ai i Ambasades se Kosoves Blerim Xhemajli, ndersa per dr Elez Osmani takime te ketij lloji duhet te behen tradicionale dhe te zgjerohen dhe me partner te tjere.
Punimet e konferences i udhehoqen Zana Sarvan dhe Hajdar Murati. Drejtoresha e Departamentit per projekte dhe maredhenije nderkombetare nga Tirana Elena Bardhi u ndal detalisht ne veprimtarine e Agjencise Nacinale te Turizmit . Nderkaq ,prof Zllatko Buliq foli per gjendjen dhe perspektiven e banoreve të komunave bregdetare te malit te Zi , me theks te vecante ne Komunen tone duke e ilustruar temen e tij me kuadro te shumta qe flisnin per begatine e papare te flores dhe te faunes se Ulqinit.
Enkeleda Qendro nga Tirana theksoi rendesine qe ipet guidave turistike ne asociacionin kombetar dhe modelet qe ata aplikojne nga vendet qe kane nje zhvillim te madh ne turizem. Teme mjaft interesante solli Halil Bajrami nga Universiteti Dardania i Prishtines , ku theksi u vu ne pasurite e medha qe kane viset e Kosoves dhe ne menaxhimin e tyre.Prof DR. Xheladin Ceka kishte sjellur nje teme interesante duke folur per mjeksine bashkohore ne sherbim te turizmit.Ilustrimet qe prezantoi prof. ishin mjaft te qelluara dhe shume domethenese. Me vemendje u ndoqen ligjeratat e Prof Mirosllav Doderoviq ajo e Prof. Zeke Ceku,Franka Palokes dhe Elton Orozi.
Konferenca vazhdon punimet, krahas ligjeruesve te tjere ligjerate ka paralajmeruar te mbaje dhe Prof. Habib LLesheviq nga Cass business School ne Londer. Nderkohe neser pritet qe grupi punues te prezantoje dhe konkluzat e konferences.