KGB lanson projektin e ri muzikor

December 12, 2014   | Lajmet / Vijesti

GRUPI-REP-KGB-ULQIN-ULQINIGrupi i reperave nga Ulqini “KGB” së fundmi lansuan projektin e tyre më të ri muzikor. Bëhet fjalë për një remiks të këngës “Danger”, të cilën ata e kanë promovuar pothuajse para një viti të shoqëruar me një videoklip të realizuar nga produksioni Fron Media.
KGB kësaj radhe sjell një verzion remiks të këngës në bashkëpunim me reperin Kosovar Elinel, i cili shquhet për stilin e tij unik. Elinel njihet më këngët: Na thej, Se ruj, Naten vone, etj.
Djemtë e KGB shprehen mjaft optimist për këtë projekt dhe e konsiderojnë këtë bashkëpunim si mjaft të suksesshëm, përderisa theksojnë se planifikojnë bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.
Ne vijim ndiqni remiksin e realizuar nga KGB në bashkëpunim me Elinel.

YouTube Preview Image