Në Mal të Zi, rriten shpenzimet buxhetore për 2015

December 12, 2014   | Real Estate

buxheti-Mali i Zi ka vendosur që buxheti për 2015-ntë jetë rreth 2 miliardë euro, një e katërta më shumë se në vitin 2014, për të mbuluar kreditë për ndërtimin e autostradës dhe pagesat e kredive të mëparshme.

Kabineti i Malit të Zi miratoi projektligjin e Buxhetit 2015, pas ndryshimit mbiprojektligjin për të cilin është rënëdakord më parë.

Kabineti ra dakordtë përcaktojë një shifër prej 2 milionë eurosh, një rritje prej 455 milionësh në buxhet krahasuar me këtë vit.

Qeveria pret një deficit buxhetor prej 6.78%, kryesisht për shkak të ndërtimit të një autostrade dhe nevojës për të shlyer rreth 400 milionë euro në garanci bankare dhe kredi nga vitet e mëparshme.

Sipas projektbuxhetit, vitin e ardhshëm, qeveria mund të marrë hua deri në 650 milionë euro për të mbuluar detyrimet e kredisë dhe deficitin buxhetor.Rreth 240 milionë euro do tëcaktohen për të mbuluar hendekun e buxhetit, përfshirë 206 milionë euro kredi për autostradën.

Mali i Zi do tambajë TVSH-në në 19%dhe qeveria do të vazhdojë të mbledhë’taksën e krizës’ prej 9% në pagat mujore mbi 480 euro.

“Qëllimi është që të sigurojë mbështetje më të fortë për projektet prioritare tëzhvillimit të Malit të Zi dhe të inkurajojë investitorët, në mënyrë që të stimulojë rritjen ekonomike dhe të krijojëvende të reja pune”,tha qeveria në një deklaratë.Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, në parashikimet e tyre të vjeshtës ulën parashikimin e rritjes sëMalit të Zi për vitin 2015 nga 3.6%parashikuar në maj në 3%.

Megjithatë komisioni tha se pretqë aktiviteti ekonomik të rimëkëmbetnë vitin 2016.

Burimi: MONITOR.al