Nënkryetari Mavriq takon Lazareviq lidhur me dixhitalizimin e Muzeut të Ulqinit

December 12, 2014   | Real Estate

Ardijan-Mavric- Ivan-Lazarevic-Ulcinj-Ulqin-1Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, priti sot në takim Ndihmës- Ministrin për qeverisje elektronike Ivan Lazareviq nga Ministria e informacinit me telekomunikacion, lidhur me projektin e dixhitalizimit të Muzeut të Ulqnit.

Në bazë të kërkesës së nënkryetarit Mavriq për rishqyrtimin e buxhetit të paraparë për këtë projekt, sot u konfirmua aprovimi i rritjes së buxhetit prej 18 mijë euro në 30 mijë euro, që do të investohen për dixhitalizimin e Muzeut të Ulqinit.
Pjesëmarrësit në takim realizuan shqyrtimin final të detajeve lidhur me aplikacinon për paisjet informatike, softverit dhë dokumentacinit në kuadër të këtij projekti.

Ardijan-Mavric- Ivan-Lazarevic-Ulcinj-Ulqin
Përkujtojmë që ky projekt është duke u finacuar nga fondet EU si projekt ndërkufitarë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërsë në kuadër të së cilit dë të realizohet edhe dixhitalizimi i Muzeut të Shkodrës.

Komuna Ulqinit