E tmerrshme: Rrufeja godet aeroplanin ku u gjend Gjyste Vulaj

December 13, 2014   | Lajmet / Vijesti
Gjyste-Vulaj- aeroplanin qe e goditi rrufejaGjyste Vulaj, ”Si e përjetova tmerrin me sy gjatë udhëtimit nga Brukseli”

”Sot duke u kthyer nga Belgjika në fluturim për Podgoricë duke bërë uljen aeroplanin e goditi rrufeja dhe me sytë e mi pashë flakën e madhe nën krahun e djathtë tek motorët, u frikësova deri në asht”, ishte ky njoftimi që këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj e bëri për miqtë e saj para disa ditësh pas një aksidenti që mund të ishte fatal për të dhe shumë pasagjer të tjerë që udhëtonin nga Brukseli në Podgoricë. E kontaktuar nga Yllpress, këngëtarja Vulaj rrëfen momentet e sikletshme.
”Fatmirësisht nuk pati asnjë defekt në aeroplan. Faleminderit Zotit që u kthyem shëndosh tek djali dhe vajza. Nuk është hera e parë që përjetoj frikë të madhe në aeroplan por shpresa njëherë nuk më lëshon sepse kam besim tek Zoti, sidomos kohëve të fundit po më tregon me shenja që është me mua, ndryshe nuk do e vëreja se ai është me mua për të më sinjalizuar me gëzimin dhe frikën, atij i qofsha falë, le të mbetet vullneti i tij. Nuk është rasti i parë por ama rasti i parë që shoh me sy teksa rrufeja godet nën këmbë aeroplanin dhe ti pin kafe duke parë nga dritarja flakën dhe nuk të del zëri as me fol një fjalë e jo me bërtit nga frika, e ka pasur gjithmonë frikë këtë lloj vdekje, uroj që Zoti t’iu jep dritë fëmijëve, të ma bëj plak të mencur Besin, transmeton yllipress.
Kur aeroplani ateroi stjuardesa filloj të tregonte atë cfarë ndodhi, atë e kisha parë vetëm unë se isha me pamje nga dritarja, më rrodhën lotët sepse menjëherë e kuptova se aeroplanët janë të siguruar nga goditjet e rrufesë por fati jonë që nuk ishte nga goditjet e rënda dhe ve ishim duke bërë uljen sepse kur rrufeja godet aeroplanin ai detyrohet të aterojë sa më parë në cdo lloj rasti. Moti ishte i keq me shi e turbulenca, u dëgjua si një dinamit kur shpërthen”, thekson Gjystja duke shtuar:
‘Nuk ka gjë më të shtrejtë se jeta, ne po e shfrytëzojmë bukur me familjen, kohën e fundit nuk po bëj as këngë e as xhirime e asgjë në profesion vetëm që të jem gjithmonë me Besin, koncertet e udhëtimet nuk kanë të ndalur sepse kam profesion të tillë, por një gjë duhet ta dimë të gjithë sepse jetën e kemi në rrëzik kudo që ndodhemi, në tren, makinë apo fjetur në krevat, vetëm atëherë kur të jetë e shkruar”, përfundon bisedën këngëtarja e njohur.

Ylli Press

YouTube Preview Image