Në Mal të Zi arrestohet ish deputeti italian i Forza Italia, Massimo Romagnoli

December 18, 2014   | Ngjarjet - Events

Massimo RomagnoliIsh deputeti Italian Masimo Romanioli u arrestua në Podgoricë, Mal të Zi, së bashku me dy shtetas rumunë me akuzën e trafikut të armëve në favor të forcave të armatosura revolucionare kolumbiane. Mediat rumune bënë të ditur se arrestime i të treve u bë me kërkesë të autoriteteve amerikane. Në kuadër të këtij operacione janë bërë kërkime në Podgoricë dhe Bukuresht. Romanioli ka qenë deputet i Forca Italias, nga prilli 2006 deri në maj të 2008-ës dhe sipas autoriteteve amerikane, armët që iu gjetën mund të kishin vrarë ushtarë amerikanë.

Një sipërmarrës Sicilian dhe resident në Athinë, Romanioli kryesonte listën e Forca Italias për pjesën europiane. Në muajin prill të këtij viti Romanioli u zgjodh zv/president i Klubit të italianëve nëpër botë në komitetin e presidencës së Forca Italias në Rajonin e Sicilisë, duke u prezantuar nga vetë kryetari i partisë Silvio Berluskoni.

ABC News