Nika: OJQ-të të mos festojnë para kohe…, votimi i vendimit për ndarje të mjeteve ishte i pa ligjshëm

December 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan: Muhmet Nika,

Fillimisht në gjurmë të një   fotografie dhe shkurt- Kush janë OJQ-të?!!

Sos telefoni-Hatixhe-Nelaj

Sos telefoni te kryetari Gjeka. – Nënshkrimi i projektit të tyre nga ana TIJ, siguron kalim të projekteve 100% para të huajve dhe vjelje të hollash….?!!! Kjo nuk ka asgjë të keqe, dhe detyrimisht duhet përkrahur, por do të duhej, që për shembull në këtë situatë, në vend të nënkryetares së komunës, Z. LIKA (si ekzekutiv), të ishte ai i kuvendit, i cili me funksion , kryen kontrollin e pushtetit, në përgjithësi para qytetarëve, pra edhe të sektorit civil në këtë situatë. Ai njëkohësisht edhe vetën në këtë situatë e   ngarkon me përgjegjësi- të paktën morale…?!!!

Diku pas viteve 90 , perëndimorët me qëllim të thyerjes së monizmit krijuan dhe financuan sektorin jo qeveritar- kujto fondacionin Soros , për t’i bërë oponencë politikave partiake , të cilat krijoheshin në frymën e sistemit një partiak. Andaj edhe ky sektor u thirr No Goverment . Mirëpo nuk vonuan shumë dhe për t’iu kundërvënë atyre , vet DPSI-i, formoi një mori shoqatash joqeveritare e kështu vepruan edhe pushtetet lokale. Thjesht, sot ata i bie të financohen, nga disa burime: të huajt , qeveria qendrore dhe nga pushteti lokal duke u bërë kështu një industri në vete. Madje një pjesë bukur e mirë e tyre mendon të jetojë nga të ardhurat e këtyre burimeve…?!!! Çdo pushtet pra edhe ky i këtij sektori është i korruptueshëm , ose korrupton, kurse ata që kanë mundësi zgjedhjeje të pushteteve( si puna e këtij sektori), shkojnë atje ku paguhen më mirë….?!! Ky sektor në Ulqin, ashtu si ai republikan, u përcaktua për lojalitet me të huajt, andaj edhe ishin e janë pro tyre dhe nuk preferonin qeverinë.

Flitet se partia në pushtet, atje kah fundi, kur ra në havale me to , përmes shtypit të vet ( që ajo kontrollon- Informerit), filloi të baltosë aktivistet e këtij sektori, në nivel republikan, madje edhe për imoralitet dhe perversitet seksual …?!!!

Në fillet e krijimit të tij , para një dekade, monitoruesit e huaj, e shikonin përmes gishtave , këtë sektor, duke iu pranuar shumë lëshime në punë, e sidomos kur ishin   në pyetje arsyetimi i mjeteve rreth pagesave e mëditjeve. Ndërsa aktualisht , u kërkojnë një llogari të saktë të mjeteve të dhëna dhe njëkohësisht , u kërkojnë edhe përkrahjen e komunës dhe të kuvendit – për ndryshe nuk ka mjete)?!!!Por nuk e di nëse këtë punë e dinë këshilltarët e komunës. Në kohën time, një përfaqësues i këtij sektori, më tha : Kam fituar një projekt nga Holanda,në vlerë prej 30 mijë eurove, por më duhet nënshkrimi jot për pëlqim…?!! Kurse vet ia preva shkurt, ke keni pyetur për të shkuar atje.?! Mirë që shkuat, por projektin tuaj , nëse kërkoni pëlqimin tim , mua më duhet të pyes Kuvendin për pëlqim, për ndryshe pëlqim nuk ka?!!Kështu mbetëm të pa kënaqur dhe për mua u tha se isha burrë i keq?!!!

Gjurmimi i një vendimi-Dy fjalë për procedurën e votimit?!!

Mbledhja e kaluar e kuvendit dëshmoi se ai , pas këtyre zgjedhjeve të bëra po i kthehet efikasitetit dhe normalitetit që kish dikur në fazën e parë të tij pas viteve 90 dhe ç’është e vërteta, është i pa krahasuar me kohët e më vonshme që gjithë se si duhet  të përshëndetet , por në punën e tij me gjithë atë nde ka shumë byk…?!!

Byk i bie të ishte kur me çelës të kritereve të votuara në vendim për ndarjen e mjeteve u përjashtuan nga procedura e konkurrimit për mjete, personat e dalluar me tituj e vepra shkencore të kulturës etj…?!!!Madje platforma e disave shkonte aq larg sa jam i detyruar të shtoj edhe disa fjalë edhe pse me dëshirën time e nxora këtë vendim si ish kryetar i kk, kuptohet për herë të parë në kuvend për tu dalë sa do pak në ndihmë krijuesve duke pasur plotësisht mirëkuptim për punën e tyre.

Por ama nëse dëshirojmë të jemi të kënaqur me cilësinë dhe mbrojtjen tonë nga pushteti lokal , na duhet doemos të mësohemi që të respektojmë marrëveshjet dhe procedurat. Si dhe të vihemi në mbrojtje të tyre kur ata shkelen ose keqinterpretohen .

 

Sipas ligjit aktual zgjedhor komuna për të përfaqësuar popullin zgjedh 33 këshilltarë kurse në se nuk arrin t’i zgjedhë të gjithë për punë të përçarjeve dhe zgjedh vetëm 32 si në kohën e Skender Hixhës, atëherë vendimet e tij janë të pa ligjshme.

Gjithashtu dihet që për të vendosur rreth çështjeve, ai , pa tjetër duhet të punojë me kuorum, që do të thotë se, nevojitën shumica e gishtave-17 pro, nga gjithsej 33. Por në se në kuvend , marrin pjesë vetëm 17 këshilltarë , atëherë nuk lejohet votimi i tyre në pro dhe kundra , duke votuar , për të njëjtën gjë dy herë si në rastin konkret, kur u votua vendimi për ndarje të mjeteve që kish amandament.?!!!

Pa hajgare, por kësaj, po më duket i bie , si puna e atij “syfyri” në ushtri, në kohë të “kralevinës..” , që myslimanet e kishin të lejuar agjërimin edhe në ushtri. Flitet, se në atë kohë,bashkë me ta në syfyr, çoheshin dhe do  ushtarëve ortodoksë e më vonë hynin edhe një herë në rend për “ marend” me të tjerët?!! Ndërsa kur ngjante që të diktoheshin “ kapllari” i kapte në rrip..?!!!Ngjashëm hanin rrip edhe myslimanet, nëse diktoheshin në marendë..?!!!

Në këto situata,kuvendi në se , vërejtjet (amendamentet) nuk i vlerësonte si të pa ligjshëm është dashur doemos t’i votojë…?!!Thjeshtë në drejtësi, nuk ekzistojnë 2 të vërteta –Kuptohet sipas procedurës ligjore.

Bile sipas neve, më tepër kish vend të flitej në paligjshmëri të vendimit të propozuar se sa të vetë amendamentit. Madje-madje, veçojmë se vendimi ishte i paligjshëm, sepse në mesin e 45 kritereve të përcaktuara për mënyrën e ndarjes së “ kollaçit”- duke përjashtuar karakterin diskriminues …. , ai nuk   parasheh , as kriterin bazë për ndarje të mjeteve, e që do të duhej të ishte sigurimi i vendimit të organit kolektiv të OJQ-së, me të cilin dëshmohet se projekti konkurrues ka papërkrahjen e tij, në raport ta zëmë  me një projekt tjetër të shoqatës…?!!!!

Kështu si është i votuar vendimi, ka mundësi të plotë që të privatizohet ashtu si edhe vendimi për shpalljen e qytetarëve të nderit,edhe vetë ndarja e mjeteve.- Ti merr mjete në se ” të don” kryetari i shoqatës e ndryshe jo …?!!

A do ta lejojë këtë shkelje të procedurës ” derzhurni i DPS-it”, në Ulqin?!!!

Pas gjithë kësaj që ndodhi me dekompozim të skenës politike në Ulqin, ku DPS, vetëm brenda 2 viteve u qit në opozitë në pushtet duke ia marrë atë nga partitë e koalicionit qeverisës, është komoditet i tepruar të besosh që edhe në këtë situatë, nuk do të iniciojnë ligjshmërinë e vendimit dhe votimit për ndarjen mjeteve. Dihet që për këtë punën janë të pa kënaqur dhe kanë iniciuar disa pyetje të këshilltarëve, që shumë lehtë mund të përfundojnë në dis favor të atyre që e nxirren vendimin. Ndërsa të falsifikosh ,me ose pa vetëdije çështjen është fare e pa mundur kur kem para sysh incizimet filmike të kuvendit që bëhen e ruhen në 3 kopje…?!!!

Ja një dëshmi e ruajtjes filmike të dokumentacionit( të kohës time si kryetar i KK), që ruhet dhe është një pasuri e tij. Është pyetje tjetër se si ruhen këto CD-e , në çfarë kushtesh dhe kush është përgjegjës , para kuvendit- cili nëpunës me referat…?!!! Me këta shumë zyrtarëve lokal , të cilët aktualisht janë të akuzuar do tu priteshin shumë miza në gjykatë , ose kuptohet do tu shtoheshin ato, kur punuan kokë në vete…?!!! Me këto dokumente e raporte pune të sektorit publikë që themelon kuvendi, u përligjen shumë dyshime e thashe theme në punën tyre nga Kuvendi i Ulqinit, me mbledhjen e jashtëzakonshme të gushtit të këtij viti…?!!!!

dëshmi e ruajtjes filmike të dokumentacionit-uLQIN