Urime festën e Krishtlindjeve – Unioni Demokratik i Shqiptarëve

December 24, 2014   | Real Estate

UDSH-ja-Gezuar KRISHTLINDJETUNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

               Ulqin , më   24.12.2014

 

 

       Urime festën e Krishtlindjeve

 

Me rastin e festës së Krishtlindjeve , kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë. Ashtu si buka që na fal Zoti, sot na duhet paqja, mirëkuptimi dhe nderimi për njëri – tjetrin.

Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes  njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.

Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

 

 

Shërbimi informativ i UDSH-së