LDK-MZ: Urim kryetarit I.Mustafa për 25-vjetorin e LDK-së

December 25, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

LDMZ - JU URON  FESTËN E KËRSHËNDELLAVE

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

                                              

                                                  Ulqin – Anë të Malit, Krajë –Tivar,

                                                          Malësi -Tuz , Plavë e Guci dhe Rozhajë

                                                                                  

                                                         Më   23. 12. 2014

 

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Kryetarit Prof.dr. Isa Mustafa

 

P r i s h t i n ë

 

I nderuari zotni kryetar i LDK-së

Të nderuar anëtarëe udhëheqësi e LDK-së,

Të nderuar themelues të LDK-së,

 

Me rastin e 25-vjetorit të formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike shqiptare në shumëpartiakësi, pas rënies së Murit të Berlinit, të cilës i priu me sukses kryetari – lideri historik dr. Ibrahim Rugova, me lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të anëtarëve e përkrahësve të saj, të udhëheqësisë së saj, simotrës së LDK-së, të njërës nga themelet e shtëpisë shumëpartiake shqiptare në fillim të viteve të ’90-ta, subjektit të parë politik të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, t’ju uroj këtë jubile çerekshekullor, që të keni suksese në realizimin e objektivave në ekonomi, në arsim, kulturë, shkencë, shëndetësi etj. në funksionim e shtetit të së drejtës, për mirëqenien e popullit të shumëvuajtur si edhe në sferën ndërkombëtare, në njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës nga të gjitha anëtaret e UE-së dhe më gjerë në botë, deri në anëtarësimin në NATO, UE dhe OKB.

LDK, në krye me kryetarin dr. Rugova, vuri themelet programore e institucionale të pavarësisë së Kosovës. Priu dhe koordinoi në vendosjes dhe funksionimin e institucioneve të pavarura në arsim, me profesorët e nderuar dr.Fehmi Agani, dr. Mark Krasniqi e shumë të tjerë, në lëmin e shëndetësisë etj. E ndërkombëtarizoi me sukses çështjen shqiptare, të cilët me dekada po kundërshtonin okupimin serbo-sllav, deri në pavarësi, jo vetëm në Kosovë.

LDK në krye me kryetarin dr. Rugova ishte ajo që kultivoi dhe koordinoi me sukses bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në mes të subjekteve politike shqiptare, brenda dhe jashtë në arenën ndërkombëtare. Formuam Këshillin Koordinues të Partive Politike Shqiptare në krye me dr. Rugovën. LDK në krye me dr. Rugovën na priu në bisedime në Bruksel, Gjenevë po edhe në Konferencën e Londrës në fillim të viteve të ’90-ta, ku për herë të parë ishim bashkë përfaqësuesit legjitim të të gjitha trojeve shqiptare, po edhe në SHBA.

Ishte LDK-ja e dr. Rugova që me Qendrën Informative të Kosovës (QIK-un) shpërndanë me shumë sukses të vërtetat për Kosovën dhe shqiptarët nën okupimin serbo-sllav, për përpjekjet e veprimet politike për liri. Udhëheqësit e Qendrës dhe gazetarët e bashkëpunëtorët e saj, duhet të mos harrohen asnjëherë. Po mjekët, motrat medicinale, mamitë etj. puna e tyre në ato kohëra shumë të vështira shtuan shpresat dhe dhanë jetë.

 

I nderuari zotni kryetar, LDK-ja duhet të jetë prijëse edhe në të ardhmen, duke ruajtur, kultivua dhe zbatua frymën rugoviane, dhe me i dalë zot e përkrah angazhimin e shqiptarëve në trojet për realizimin e të drejtave, për me vendos të pavarur për zhvillimet ekonomike dhe marrëdhëniet politike, liri e zhvillime demokratike.

Është amaneti i të parëve, është amaneti i PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA.

 

Me respekt.

Mehmet BARDHI, profesor, kryetar i LD në MZ