Luigj Shkrela i dërgoi telegram urimi Fatmir Gjekës
Deputeti i Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkrela i dërgoi telegram kryetarit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka me rastin e trevjetorit të formimit të partisë së tij, raporton Portali Ul.info.
“Me rastin e formimit të subjektit politik shqiptar të cilin ju me sukses e drejtoni, ndërsa në pamundësi që personalisht të jem i pranishëm në kremtim, më lejoni që juve personalisht, kryetar Gjeka, si dhe të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të PD-së t’i dërgoi urimet më të sinqerta dhe t’iu dëshiroi suksese të mëtejme në punën dhe afirmimin e interesave të përgjithshëm të komunës tonë dhe më gjerë”, thuhet në urimin e Shkrelës.