Skandal: Pikon çatia e Qendres për kulturë në Ulqin + Video – Foto

December 29, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Pikon catia e Qendres për kulturë-Ulqin-3Qendra për kulturë e ndërtuar në zemër të qytetit të Ulqinit , si dhe objekti i Qendres për kulturë në të cilën gjendet salla e Ulqinit është në gjendje të mjerueshme, transmetojn mediat nga Ulqini, si dhe mediat malazeze në gjuhen shqipe “Mozaiku”, gjithashtu i paknaqur edhe regjisori ulqinak Munib Abazi me gjendjen e mjerueshme në  sallen e qendres per kultur të Ulqinit.

Gjendja e mjerueshme në qendren e kultuës të Ulqinit nuk është një risi.
Askush nga zyrtarët komunalë të komunës së Ulqinit nuk e di nëse ky objekt – nën kulmin e të cilit veprojnë shtëpia e kulturës, biblioteka, ansamblet e qytetit, shkolla e muzikës, Radio Ulqini etj, – do të rinovohet apo do të mbesë kështu në meshirën e dikujt.

I gjithë materiali e inventari i Salles së Qendres për kulturë rrezikohet seriozisht nga uji dhe lagështia që rrjedh nga tavani i godinës së kësaj ndërtese.

Ndërtesa e Qendres për kulturë në qytetin e Ulqinit ka filluar të degradohet. Suvaja e jashtme e ndërtesës ka filluar të bjerë, çatia pikon, lagështia ka depërtuar në brendësi, kryesisht në pjesën e tavanit, ndërsa mbulesat prej teneqeje te verandave kane levizur ose janë shkulur nga vendi, shprehet regjisori Ulqinak Munib Abazi.

Fotot qe shoqerojne kete shkrim te cilat jane shkrepur një ditë para ne te vertete japin vetem nje pjesez fare te vogel te pamjes reale te kesaj salle moderne, ku ne sallen e qendres për kultur na priti nje gjendje pothuaj deshpruese ku nuk patem mundesi te benim prova e kjo shkaku i ujit i cili me te madhe pikonte mu ne skene,pra lirisht me çader duhej te kalohej atypari, shprehet regjisori Munib Abazi !!!!

Për gjendjen e mjerueshme te Qendres për kulturë, dhe për këtë problem jan të njoftuar të gjitha strukturat përgjegjëse, përfshirë kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, në kuadër të së cilës funksionon kjo sallë, kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, si dhe sekretariatet kompetente pranë Komunës, por deri tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje, njoftojn mediat nga Ulqini.

Salla e Qendres për kultur për momentin është funksionale edhe pse pikon çatia, e çka do bëhet në të ardhmen me të, a do të rinovohet apo do të mbesë kështu si eshtë, nuk  dihet, sepse kjo mvaret nga Asambleja komunale e Ulqinit dhe nga ministria perkatëse e Malit të Zi.

E që salla e Qendres për kultur i ka punët keq e pohojn edhe fotografitë, ku edhe përkundër kësaj, salla e Qendres për kultur e Ulqinit  po mbijeton.

Fotografitë dëshmojnë më së miri gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo sallë që sot po këkon lëmosh.

Regjisori ulqinak Munib Abazi thot se per mendimin tim me e frytshme do ishte te investohej momentalisht ne qender per kulture, duke riparu keto mungesa, ndriçimin dhe zerin si dhe fonin ne kete qender,ku eshte e pamundur te behet edhe me e vogla gje pa mjete,se sa te behet pritja e Vitit te Ri, e cila per ulqinaket shum shpejt ka mu harru si të ishte nje enderr e keqe!!!

YouTube Preview Image