Gezuar Vitin e Ri 2015 – Monarkia Shqiptare

January 1, 2015   | Rajoni / Region
Monarkia ShqiptareTë dashur bashkatdhetarë,
Deshiroj t’ju uroj nga zemra Gezuar Vitin e Ri 2015! Qofte ky nje vit i mbare e i begate per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen!
Gjate ketij viti ne Shqiperi jane bere nje sere reformash qe tentojne forcimin e shtetit ligjor. Sigurisht reformat jo gjithnje mirepriten dhe shpesh jane edhe te dhimbshme per nje pjese jo te vogel te popullsise. Shpresojme qe vazhdimesia dhe implementimi i reformave ta gjeje konsensus vitin ne vazhdim, pasi shteti perveç se dores se hekurt duhet te jete edhe nje At I dhimbshur per shtetasit e tij.
Mungese stabiliteti eshte ndjere edhe per shqiptaret e rajonit. Kompromiset politike jo gjithnje japin zgjidhje afatgjata. Uroj qe vitin ne vazhdim politika te buroje nga vullneti i shqiptareve, kudo qe ata ndodhenen.
 Kam bindjen qe ne te gjithe, gjate vitit 2015, do të kemi pjekurinë për të punuar ne sherbim te interesave Kombetare,  per me shume progres dhe prosperitet. Ftoj shoqerine te jete sa me aktive ne hapat qe vendi yne ndermerr. Vitin qe lame pas provuam qe bashkimi rreth kauzave te medha na ben te pamposhtur.
Motra dhe vellezer, ju uroj një Vit të Ri të gëzuar, të mbarë dhe te suksesshem!  Qoftë një Vit i realizimit te aspiratave tona te perbashketa dhe i favorshëm për Kombin Shqiptar !
Gezuar!
Princi Leka II I Shqiptarëve