Takohen imamet dhe mytevelinjte e Ulqinit dhe Anes se Malit

January 1, 2015   | Ngjarjet - Events

imamet dhe mytevelinjte e Ulqinit dhe Anes se Malit-LAMIGA-1Te marten, me 30.12.2014 ne restorantin Lamiga ne Krythe Keshilli i bashkesise islame ne Ulqin ne bashkepunim me shoqaten “Horizonti” nga Podgorica organizoi takim me imamet dhe mytevelinjte e te gjitha xhamiave te Keshillit te Bashkesise islame ne Ulqin ne te cilin moren pjese kryesia e KBI ne Ulqin, zyrtare nga Meshihati i Malit te Zi si dhe imamet dhe mytevelinjte e xhamiave per nder te muajit te Mevludit – lindjes se profetit Muhammed a.s.

imamet dhe mytevelinjte e Ulqinit dhe Anes se Malit-LAMIGA

Takimin e hapi imami i xhamise se Detareve Besim ef. Cura me lexim nga Kur’ani Kerim.

Pas tij e mori fjalen kryeimami mr. Ali ef. Bardhi i cili foli per organizimin e mevludeve dhe shpalosi programin e organizimit te mevludit ne cdo xhami ne kuader te Keshillit te Bashkesise islame ne Ulqin.

imamet dhe mytevelinjte e Ulqinit dhe Anes se Malit-2

Pastaj, fjalen e mori Omer ef. Kajoshaj i cili foli per rendesine e emanetit te cilin e bartin imamet ne prezentimin sa me te bukur te islamit. Islami eshte sulmuar qe heret dhe sulmohet pa nderprere, prandaj eshte obligimi yne qe te jemi sa me te kujdesshem ne percjelljen e mesazhit hyjnor si emanet nga profeti Muhammed a.s. dhe meshiren qe erdhi me te per te gjithe boterat duhet ta reflektojme sa me paster ne raport me familjet tona, komshinjte dhe te gjithe hapsiren ku jetojme  sepse Zoti e beri Muhammedin a.s. meshire univerzale e jo per nje grup apo mjedis te caktuar – tha mes te tjerash zyrtati i Bashkesise islame ne Mal te Zi z. Kajoshaj.

Ne fund u shtrua nje dreke solide ku ne menyre joformale te pranishmit biseduan rreth ceshtjeve aktuale.

islam-ul.com