Ulcinj 2015 New Year’s Eve Fireworks – Video

January 1, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Ulcinj 2015 New Year's Eve FireworksNë një atmosferë festive është shoqëruar ndërrimi i viteve edhe në Ulqin.

Kështu në Ulqin rreth disa qindra qytetarë të Ulqinit, kryesisht të ri përshëndetën ardhjen e 2015, si dhe vlerësuan spektaklin e fishekzjarrëve në Ranë të Ulqinit. Pavarësisht të ftohtit të akullt, në Ulqin qindra njerëz kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri nën meloditë e muzikës së këngëtares atraktive Genta Ismaili, Leonora Jakupit, Slagja Delibashiq, Ardian Lulgjuraj, Armend Milla dhe anëtarët e shkollës së vallëzimit “Porta di Danca”.

Sapo ora tregonte 00:00, një spektakël fishekzjarrësh ndriçuan qiellin në Ranë, mbi kalan e shenjtë të Ulqinit.  Duhet cekur se numri më i madh i Ulqinakëve vitin 2015 e priten në shtëpitë e veta.

YouTube Preview Image YouTube Preview Image