Ftohti në Ulqin, akulli ngrin edhe Portin e Milenës

January 2, 2015   | Ngjarjet - Events

akulli ngrin edhe Portin e Milenës-Ulqin Foto nga Mucovic Linda Facebook

Në Ulqin ditët e fundit ishin edhe më të ftohtat e gjithë këtij dimri, për shkak të temperaturave shumë të ulta. Akulli dhe ngricat në hyrjen e port Milenës kanë krijuar stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij.

Temperaturat në gjithë territorin e Malit të Zi dje kanë rënë nën zero, duke i përfshirë edhe rajonet detare. Temperatura më e ulët prej minus 17 gradë celsius është matur në Zhablak, ndërsa më e larta prej minus dy në Herceg Novi.

Për sot meteorologët malazezë parashikojnë rënie të mëtejme të temperaturave madje edhe deri në minus 22 gradë Celsius. Problem shtesë paraqet edhe era e ftohtë veriore, e cila krijon ndjenjë se është më ftohtë se sa është.