Nik Gjeloshaj: Do të japë dorëheqje nga vendi i deputetit

January 4, 2015   | Politika, Real Estate

Nik Gjeloshaj -deputetMbasi që së shpejti të jap dorëheqje nga vendi i deputetit në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj do të kthehet prapë të mbuloi funksionin e drejtorit të Drejtorisë për arsim të përfaqësuesve të popullit pakicë dhe komuniteteve tjera të pakicave nacionale në Mal të Zi, raporton Portali Ul-info.

Gjeloshaj në këtë vend në Qeverinë e Malit të Zi ishte deri në fillim të marsit të vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, atë në Parlament do ta zëvendësojë lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi.

Deri tek zëvendësimi, përndryshe, duhej të vinte që para dy muajsh, si dhe në rastin e koalicionit tjetër shqiptar,  gjegjësisht që deputetin e Forcës Genci Nimanbegu ta zëvendësoi funksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.