Bardhi ka paralajmëruar ngritjen e padisë kundër Gjeloshaj?

January 5, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events, Politika

Mehmet Bardhi za DANLideri i LD në MZ Mehmet Bardhi, ka paralajmëruar ngritjen e padisë ndaj deputetit Nikë Gjeloshaj për uzurpim mandati.

Bardhi për “Dan” ka bërë të ditur se Gjeloshaj tash dy muaj i ka uzurpuar vendin e deputetit përkunder marrëveshjes së koalicionit, raporton Portali Lajm.me.

Ai ka paraqitur edhe marrëveshjen e nënshkruar nga udhëheqesit e partive të koalicionit dhe u ka bërë thirrje partive të tjera për respektimin e saj.

Ai shtoi se ka marrë informata se Gjeloshaj kohët e fundit nuk pergjigjet në telefon dhe se kjo “nuk është vetëm mashtrim por edhe dicka më tepër se kaq”.

Gjeloshaj nuk i është pergjigjur pyetjes nëse janë të vërteta shkrimet në disa media se shpejt do të japë dorëheqjen.