Nikë Gjeloloshaj, nuk do të japë dorëheqjen
January 5, 2015 | Anketë / Anketa
E përditshmja “Vijesti” në numrin e saj të sotëm njofton se sipas burimeve të saja, deputeti i Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloloshaj, nuk do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit në favor të Mehmet Bardhit. Sipas burimit të kësaj gazete, nuk ka shkelje të marrëveshjes ndërmjet partive të koalicionit, dhe se Bardhi e ka shumë të qartë këtë fakt, raporton Portali Lajm.me
Bardhi më parë kishte paralajmëruar ngritjen e padisë kundër Gjeloshaj, nëse nuk respektohet marrëveshja ndërmjet partive të koalicionit.